Kosovarët jotolerantë e ngacmues – Psikologu flet për bullizmin dhe ndikimin tek viktimat e tij

Kosovarët jotolerantë e ngacmues – Psikologu flet për bullizmin dhe ndikimin tek viktimat e tij

Fenomenti i bullizmit për fat të keq është shumë i përhapur në shoqërinë kosovare. Bullizmi në familje, në shkollë, në punë, në rrugë, e tash edhe në rrjetet sociale, konsiderohet si dhunë psikologjike që një individ mund ta përjetojë në një situatë të caktuar. Me këtë ballafaqohen figura publike, por edhe njerëz të rëndomtë, madje […]

Së fundmi, në Kosovë përmes rrjetit Tik Tok, një profesor ngs Vushtrria pasiqë ishte bërë viral me vallëzimin e tij të veçantë, u linçua e u bullizua nga masa, madje direkt prej nje deputeteje. Është Fjolla Ujkani nga Vetëvendosje që publikisht kërkoi masë disiplinore nga profesori, kinse ka promovuar veprime të pahijshme.

Profesori i famshëm, Lulzim Paci përmes një paraqitje mediale me lot në sy tregoi ballafaqimin me gjitha ato komente negative që ishte përballur këto ditë. Mirëpo  menjëherë nisi edhe përkrahja virtuale për të, ndonëse shumë vonë.

Por çka thonë specialistët për bullizmin dhe mënyrën se si shoqëria kosovare e sheh këtë fenomen?

Psikologu Vigan Behluli në një prononcim për Periskopin ka treguar se njerëzit në situata të tilla e kanë të pamundur të qëndrojnë indiferent ndaj fjalëve e ngacmimeve. Ai vlerëson se shoqëria kosovare deri diku është e vetëdijësuar për bullizmin, por mjaftueshëm ngacmuese e përqeshëse për sjelljet ‘jonormale’.

‘’Të vetëdijshëm jemi, por shoqëria po më duket që nuk është mjaftueshëm tolerante për me mujt me pranu një sjellje e cila nuk është krejtësisht ‘normale’. Është njëfar tendence e shoqërisë që me i pa disa individë si më të cënueshëm apo më të përshtatshëm për me mujt me i ngacmu. Në këtë aspek s’jemi shumë tolerantë si shoqëri. Kjo si duket është prezentë jo vetëm në nivel të individit apo të familjes por edhe në nivel të komunitetit në shoqëri’’,ka thënë Behluli për Periskopin.

‘’ Liria për me e shpreh veten dhe pranimi i këtyre personave apo dikujt që sjellët në mënyrë pak më të veçantë është diçka në të cilën ne si shoqëri detyrimisht duhet të punojmë shumë. Është pak vështirë të qëndrojmë indiferentë sepse ne si qenie njerëzore kemi nevojë me qenë, me u ndi që i takojmë një komuniteti dhe që jemi të pranueshëm prej të tjerëve. Në momentin e parë kur dikush na përqeshë apo sjellet në mënyrë më agresive lidhur me shprehjet tona, me egon edhe individualitetin tonë atëherë detyrimisht që ndihemi të rrezikuar dhe ndikohemi, sa me pasë vështirë me tejkalu si të papërfillshme krejt përqeshjen apo ngacmimet’’, shton ai.

Tutje psikologu Behluli bën apel që zhvillimi i empatisë dhe tolerancës të nisë qysh në mosha të hershme.

‘’Duhet me pasë qysh prej moshave shumë të hershme, zhvillimin e empatisë, tolerancës dhe mirëkuptimit, me qenë si pjesë e pashmangshme edh e kurriulë dhe familjes që kishin me i kultivu fëmijët e tyre në formë të tillë.’’.

Rasti i profesorit Paci nuk është i vetmi. Ne mund të kujtojmë thënien e famshme ‘’A ban me fol, a ban me fol’’. I riu nga Skenderaj ishte bullizuar e përqeshur me vite të tëra për një deklaratë të tij spontane në ditë të zgjedhjeve.

Pastaj është 31-vjeçari, i quajtur Labinot Azemi, ka treguar se ishte bullizuar për shkak të pamjes fizike. “Periudhë e vështirë e jetës të cilën e kam kaluar…”, kishte deklaruar ai.

Ai thotë se kjo ka ndikuar që ai të mos ketë edhe një vend pune.

Olweus (1987) e ka përcaktuar bullizmin, si “një fenomen që ndodhë kur një individ, i pa’aftë të mbrojë veten, ekspozohet në mënyrë të përsëritur dhe për një periudhë të gjatë kohe ndaj dëmtimit të qëllimshëm nga një ose disa të tjerë, në mënyrë direkte ose indirekte”.

Pra, bullizmi shfaqet në formën e agresionit fizik ose psikologjik. Bullizmi fizik përfshin goditjen, kafshimin, shtyrjen, shkelmimin dhe marrjen e sendeve personale, ndërsa ai psikologjik përfshin abuzimin verbal, vendosjen e nofkave, gjestet kërcënuese, fshehjen e vazhdueshme të sendeve të tjetrit, përjashtimin nga aktivitetet e dëshirueshme./PERISKOPI/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?