Konjufca për heqjen e shpenzimeve të rrugës: Mirë do të ishte që VV ta niste këtë punë

Kryeparlamentari Glauk Konjufca thotë se mirë do të ishte që deputetët e Vetëvendosjes ta merrnin iniciativën për ndryshimin e vendimit të vitit 2011 lidhur me shpenzimet e rrugës. “Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se do të ishte mirë që deputetët e Vetëvendosjes ta inicionin çështjen e shpenzimeve të rrugës. Kjo nuk është në kompetencën e […]
Kryeparlamentari Glauk Konjufca thotë se mirë do të ishte që deputetët e Vetëvendosjes ta merrnin iniciativën për ndryshimin e vendimit të vitit 2011 lidhur me shpenzimet e rrugës.
“Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ka thënë se do të ishte mirë që deputetët e Vetëvendosjes ta inicionin çështjen e shpenzimeve të rrugës.
Kjo nuk është në kompetencën e kryetarit kështu në vecanti, dikush duhet ta iniciojë, grupi i Vetëvendosjes do të ishte mirë ta bënte këtë punë, meqënese kanë hequr dorë nga shpenzimet që quhen të rrugës.
Sapo që kjo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i marrë edhe votat e subjekteve tjera politike.
Së paku dy subjekte deri tash kanë thënë se nuk e përkrahin një vendim të tillë sepse sipas shpjegimit të tyre kjo ka ndodhë prej vitit 2011, është ky vendim”, tha Konjufca./Periskopi/












