Komuna e Skenderajt nis procedurat për hartimin e dy dokumenteve të rëndësishme

Komuna e Skenderajt nis procedurat për hartimin e dy dokumenteve të rëndësishme

Komuna e Skenderajt përmes një komunikate për media ka njoftuar se në kuadër të takimit të rregullt javor të drejtorëve komunal, krahas detyrave dhe obligimeve të secilës drejtori, në mbledhjen e sotme është marrë vendim për të nisur procedurat lidhur me hartimin e rregullores së re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba. Kryetari i Komunës, […]

Komuna e Skenderajt përmes një komunikate për media ka njoftuar se në kuadër të takimit të rregullt javor të drejtorëve komunal, krahas detyrave dhe obligimeve të secilës drejtori, në mbledhjen e sotme është marrë vendim për të nisur procedurat lidhur me hartimin e rregullores së re për taksa, tarifa, ngarkesa dhe gjoba.

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, ka thënë gjatë takimit se ky dokument është ndër më të rëndësishmit që përcakton politikat zhvillimore të komunës sonë.

Veç kësaj, në takim është marrë vendim të nisin procedurat edhe për plotësim-ndryshimin e Statutit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në qytetin e Skenderajt.

Me këtë rast, kryetari Nura ka theksuar nevojën për një hap të tillë, me qëllim që të fillojnë reformat në shëndetësi, ndërsa shtoi se ato janë edhe objektivë e qeverisjes aktuale në Skenderaj.

Gjatë fazave të mëtejme, siç premtoi kryetari Nura, do të ftohen edhe komuniteti i biznesit, shoqëria civile dhe grupet tjera të interesit, të japin kontributin e tyre dhe të behën pjesë e vendimmarrjes sonë të përbashkët.

Tema tjera të diskutuara gjatë takimit të sotëm kanë qenë detyrat javore të drejtorive, angazhimet e përbashkëta të qeverisjes lokale, në funksion të ngritjes së mirëqenies dhe shërbimeve ndaj qytetarëve.

Edhe kryetari Nura dhe nënkryetari Lushtaku, kanë kërkuar nga drejtorët angazhim të vazhdueshëm, për të përmbushur pritjet e qytetarëve, si dhe është kërkuar respektim më të madh të orarit të punës zyrtare.​

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?