Kompania kosovare në Listën e Zezë: U kontraktua me 350 mijë dollarë për shërbime në luftimin e pandemisë

Kompania kosovare në Listën e Zezë: U kontraktua me 350 mijë dollarë për shërbime në luftimin e pandemisë

Qeveria e Kosovës kishte kontraktuar për menaxhimin e blerjeve të disa produkteve për ta luftuar koronavirusin,  Zyrën e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS). KDI ka gjetur se kjo organizatë, e ka kontraktuar për 350 mijë dollarë kompaninë e cila është future në Listën e Zezë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Instituti Demokratik […]

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka publikuar një komunikatë për media ku bën me dije se një kompani që është future në Listën e Zezë të operatorëve ekonomik, ka fituar kontratë në vlerë prej 350 mijë dollarësh.

KDI njofton se kjo kompani ishte future në Listën e Zezë me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit më 1 shkurt të vitit të kaluar dhe sipas rregullave të prokurimit nuk mund të ofertonte apo të kontraktohej për një periudhë një vjeçare.

Mirëpo KDI njofton se kompania ‘Interlab Sh.P.K”, ka fituar kontratë para se të përfundonte afati i listës së zezë, përkatësisht më 13 janar 2022 dhe atë hic më pak se ne vlerën prej 350 mijë dollarësh.

Njoftimi i plotë:

???: ???????? ??̈ ?̈????̈ ??̈ ?????̈ ??̈ ????̈ ????? ????????̈ ??̈???? ?????

Me vendim të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OSHP), më 1 shkurt të vitit 2021, ???????? ???????? ??.?.? është futur në Listën e Zezë të operatorëve ekonomikë. Rregullat e prokurimit përcaktojnë që kompanitë që futen në listë të zezë nuk kanë të drejtë të ofertojnë apo të fitojnë kontratë për një periudhë deri një vjeçare.

Sidoqoftë, kjo kompani, pak ditë para se të bëhej një vit, më 13 janar 2022 ka fituar një kontratë në vlerë prej rreth ???,??? ???????̈ nga UNOPS, organizatë kjo të cilën Qeveria e Kosovës e kontraktoi për të menaxhuar me blerje të disa produkteve dhe shërbimeve për të luftuar pandeminë Covid 19.

Sipas Ligjit për Prokurim Publik, nëse një kompani gjatë procesit të tenderimit bën ndonjë falsifikim të dokumentacionit ose paraqet ndonjë deklaratë të rreme, atëherë mund të futet në Listë të Zezë për një periudhë maksimale prej 12 muajsh.

Vendimi merret nga OSHP, pas kërkesës nga autoriteti kontraktues.

Në rastin e Interlab SH.P.K, kërkesa për t’a futur në listë të zezë ishte bërë nga SHSKUK, dhe e njejta ishte aprovuar nga OSHP. Gjatë periudhës së diskualifikimit, kompania Interlab nuk ka pasur të drejtë që të ofertojë dhe të fitojë kontratë në aktivitete të prokurimit.

Gjatë vitit 2020, Kuvendi i Kosovës – Skupština Kosova i ka miratuar disa kredi ndërkombëtare me Asociacionin Ndërkombëtar për Zhvillim (IDA) i cili është pjesë e Bankës Botërore. Sipas marrëveshjes, prokurimi i disa produkteve mjekësore ka kaluar tek Zyra e Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Për të menaxhuar me shërbimet e prokurimit në kuadër të kësaj marrëveshje, Kosova do t’i paguajë UNOPS-it një buxhet prej rreth një milion Euro. Megjithatë, sipas marrëveshjes UNOPS realizon prokurimet duke zbatuar procedurat e saj të prokurimit dhe jo Ligjin për Prokurim Publik. përkundër që blen me para nga buxheti i Kosovës.

#KDI ngrehë shqetësimin që prokurimet të cilat realizohen përmes UNOPS duhet të përfillin rregullat dhe ligjet e Kosovës, sepse nëse në të kundëtën ato do mund të nxisin kompanitë e papërgjegjshme të tentojnë të marrin kontrata.

KDI i rekomandon Ministria e Shëndetësisë, që si implementuese e projektit “Projekti Emergjent Covid-19 për Kosovën” të punojë ngushtë me UNOPS dhe të kërkojë që gjatë blerjeve të merren parasysh ligjet e Republikës së Kosovës, sidomos Ligji për Prokurimin Publik dhe dispozitat që rregullojnë diskualifikimin dhe përshtatshmërinë e operatorëve ekonomik.

#kerkollogari

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?