Koci i thotë profës Pac ta ndërrojë pak muzikën: I rekomandon edhe rep por jo 2 Pacun

Koci i thotë profës Pac ta ndërrojë pak muzikën: I rekomandon edhe rep por jo 2 Pacun

Avokati Arianit Koci, është përfshirë në debatin rreth profesorit që u bë viral me videot në Tiktok dhe që ngjalli reagime shumë në shoqërinë tonë, pasi u konstatua se i njëjti ishte viktimë e bulizmit. Kjo pasi deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fjolla Ujkani, kritikoi profesorin për videot në Tik. Koci shkruan se profesori duhet të jetë […]

Avokati Arianit Koci, është përfshirë në debatin rreth profesorit që u bë viral me videot në Tiktok dhe që ngjalli reagime shumë në shoqërinë tonë, pasi u konstatua se i njëjti ishte viktimë e bulizmit. Kjo pasi deputetja e Vetëvendosjes, znj.Fjolla Ujkani, kritikoi profesorin për videot në Tik.

Koci shkruan se profesori duhet të jetë model për nxënësit dhe ai thotë se do të kishte dëshirë që profa t’i mësonte nxënësit për disa grupe të njohura të huaja e vendore si Beatles, Doors, Steve Wonder etj.

Ai shkruan:

Profesori

1.

Të drejtën e lirisë së shprehjes së profesorit, duhet ta mbrojmë të gjithë. Pa dilemë.

Natyrisht, paraqitja në Tik Tok, duke vallëzuar e duke u knaqë, është e drejtë e tij.

Në anën tjetër, mësimdhënësit në shumë raste janë model për nxënësat. Si në ligjerim, po ashtu në jetën private.

Posaçërisht te adoleshentët.

Prandaj, kisha pasë dëshirë që profa, përveç vallës, nxënësit e vet t’i mësojë pak edhe për Beatles, Doors, Steve Ëonder, Gjurmët, 403, baladat e Jusuf Gërvallës apo edhe për rap skenën kosovare, që është fantastike.

T’i mësojë pak edhe për veprat apo stilin e jetës së Becketit, Bukoëskit apo Hemingëayit.

Apo ndoshta ta bëjë një Tik Tok, me poemën me ironi postmoderne të Michael Donaghy “Black ice and rain”.

2.

E dëgjova me vëmendje profesorin në një intervistë në KTV.

Nuk e hoqi bundën (gujën) me lesh anash (Mc Cloud apo mekllaudk, si i thoshin përpara), krejt emisionin.

Më vinte siklet!

Mundet që profa, këtë “paraqitje dimërore” brenda studios, e ka bërë për çështje stili apo mode.

Apo, edhe ka harruar ta heqë, i ngarkuar me intervista të shumta.

Nuk dua të spekuloj… ?

Për artikulim të mendimeve të tij, po abstenoj me komentu.

Po mbrohem në heshtje.

Sidoqoftë, profës i uroj punë të mbarë dhe jetë të hareshme, ashtu si do ai vet.

E nxënësve të tij, ua rekomadoj që në emisione, ta heqin gujën… ?

P.s

Kur poston, natyrisht që mundet dikush, ngapak me u marrë me ty.

Në fakt, besoj që në subkoshiencë, kërkon me u marrë me ty. Por, vëllimin dhe kualitetin pastaj nuk e ke në kontroll.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?