Klinaku ua ‘lehtëson’ deputetëve dhënien e dorëheqjes

Klinaku ua ‘lehtëson’ deputetëve dhënien e dorëheqjes

Ish-kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Avni Klinaku, në një shkrim në Facebook, “ua ka bërë më të lehtë” mënyrën e dhënies së dorëheqjes deputetëve aktualë. Ai ka prezantuar një formular të dorëheqjes, pasi u publikuan shpenzimet enorme të deputetëve që kanë përfituar nga kompensimi për udhëtime. Me formularin e publikuar, ish-kreu i Lëvizjes […]

Ish-kandidati për deputet të Kuvendit të Kosovës, Avni Klinaku, në një shkrim në Facebook, “ua ka bërë më të lehtë” mënyrën e dhënies së dorëheqjes deputetëve aktualë. Ai ka prezantuar një formular të dorëheqjes, pasi u publikuan shpenzimet enorme të deputetëve që kanë përfituar nga kompensimi për udhëtime.

Me formularin e publikuar, ish-kreu i Lëvizjes për Bashkim ka thënë se po përpiqet t’u ndihmojë pak deputetëve për atë që ka munguar për dy dekada në Kosovë.

“Ky ‘formular’ është një ndihmesë e vogël për të gjithë ata deputetë, të cilët vetëm ‘nuk po dinë’ dhe ‘nuk po u bie në mend’ institucioni i dorëheqjes, i munguar për dy dekada në Kosovë. Formulari vlen për anëtarët e të gjitha partive politike!”, ka shkruar ish-kandidati për deputet në Facebook.

Pos dorëheqjes, në “formular”, Klinaku ka propozuar edhe kthimin e të gjitha mjeteve.

Pas publikimit të kompensimeve që kanë marrë, deputetët e Vetëvendosjes vendosën të heqin dorë nga përfitimet, ndërsa kjo çështje pritet të diskutohet në Kryesi të Kuvendit javën e ardhshme, pas presionit të madh publik.

Propozimi i Klinakut:

Formulari i dorëheqjes

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës!

Unë, deputeti i Kuvendit të Kosovës, X, Y jap dorëheqje të pakthyeshme nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Kur jam regjistruar si deputet i Kuvendit e kam plotësuar formularin, në të cilin kërkohej të shkruhej vendbanimi im dhe unë edhe pse banoj në kryeqytet e kam shkruar X qytetin e Kosovës si vendbanim. Në bazë të kësaj në xhirollogarinë tim janë derdhur xx.xx euro, për të cilat unë kam heshtur deri sa kjo çështje u bë publike. Kjo, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës, përbën edhe një shkelje moral nga ana ime. Vendimi i viti 2011 për pagesën e udhëtimeve (i mirë apo i keq qoftë) nuk më shfajëson mua, prandaj:

Jap dorëheqje të menjëhershme nga pozita e deputetit, dhe
Të gjitha mjetet e përvetësuara padrejtësisht do t’i kthej në buxhetin e Kuvendit.
Të gjithë qytetarëve të Republikës e veçanërisht anëtarëve të Partisë sime u kërkoj falje publike për shqetësimet që ua kam sjellë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?