Kancelari gjerman i dërgon mesazh Rusisë, paralajmëron pasoja të rënda nëse sulmohet Ukraina

Kancelari gjerman i dërgon mesazh Rusisë, paralajmëron pasoja të rënda nëse sulmohet Ukraina

Kancelari gjerman Olaf Scholz shkon në Ukrainë dhe Rusi këtë javë në një përpjekje për të ndihmuar në zbutjen e tensioneve të përshkallëzuara pasi zyrtarët e zbulimit perëndimor paralajmëruan se Rusia mund të ndërmarrë një sulm rus ndaj Ukrainës brenda disa ditësh. Gjermania është një nga vendet që u ka bërë thirrje qytetarëve të saj […]

Përpara vizitave të tij të para si kancelar në Kiev të hënën dhe Moskë të martën për takime me presidentët ukrainas dhe rus, zoti Scholz përsëriti paralajmërimin e tij ndaj Rusisë, si bëri thirrje që të vazhdojnë përpjekjet diplomatike.

“Është detyra jonë që të parandalojmë një luftë në Evropë, duke i dërguar një mesazh të qartë Rusisë se çdo agresion ushtarak do të kishte pasoja të rënda për Rusinë dhe perspektivën e saj, dhe se ne jemi të bashkuar me aleatët tanë”, tha kancelari Scholz në parlamentin gjerman të premten.

Por ai shtoi se duhen bërë të gjitha përpjekjet për vazhdimin e bisedimeve.

Megjithatë një burim nga qeveria gjermane i tha agjencisë së lajmeve Reuters se Berlini nuk pret “rezultate konkrete” nga bisedimet me Presidentin rus, Vladimir Putin.

Ndërkohë zëvendës kancelari dhe ministri i ekonomisë i Gjermanisë, Robert Habeck, tha të dielën në një intervistë se Evropa mund të jetë në prag të luftës.

Zoti Habeck nuk dha detaje por iu referua grumbullimit masiv të forcave të armatosura të dy vendeve përballë njëra-tjetrës.

Scholz ka thënë vazhdimisht se Moska do të paguante një “çmim të lartë” në rast të një sulmi, por refuzimi i qeverisë së tij për të furnizuar Ukrainën me armë vdekjeprurëse ose për të përcaktuar se cilat sanksione do të mbështeste kundër Rusisë, janë kritikuar brenda dhe jashtë vendit dhe kanë ngjallur pikëpyetje në lidhje me vendosmërinë e Berlinit për t’i bërë ballë Rusisë. /VOA

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?