Kancelari austriak ua lehtëson krizën me rrymë popullit: Lëshojini nxemjet, ne ju ndihmojmë me para

Kancelari austriak ua lehtëson krizën me rrymë popullit: Lëshojini nxemjet, ne ju ndihmojmë me para

Kancelari i Autrisë, Karl Nehammer, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në facebook, ka bërë thirrje të lëshohen ngrohëset e rrymës sepse qeveria e Austrisë do t’u ndihmojë qytetarëve me para. Për dallim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shefi i qeverisë austriake nuk e konsideron ngrohjen me batanije si opsion. E për shkak se […]

Për dallim nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shefi i qeverisë austriake nuk e konsideron ngrohjen me batanije si opsion.

E për shkak se çmimi i rrymës për dikë mund të jetë i lartë në Austri, kancelari atje ka thënë se do të ndihmohen ata që kanë nevojë për ndihmë.

“Askush në Austri nuk duhet të shqetësohet se nuk mund ta ndezë ngrohjen sepse çmimet e energjisë janë shumë të larta. Ne ndihmojmë ata që kanë nevojë për ndihmën tonë”, është shprehur kancelari Nehammer.

Andaj, sipas njoftimi të bërë, me nga 150 euro do të ndihmohen rastet sociale dhe të papunët, pastaj do të pezullohet tarifa fikse e energjisë elektrike dhe do t’u jepen nga 300 euro shtesë për grupet e pambrojtura.

“150€ ndihmë për rastet sociale dhe të papunët. Pezullimi i tarifës fikse të energjisë elektrike. 300€ shtesë për grupet e pambrojtura”, thuhet në njoftim.

Në dhjetorin e fundit, Kurti gjatë një konference për media njoftoi se vendi ndodhet në një krizë energjetike. Gjatë konferencës, kryeministri tha se mbrëmë është ngrohur me batanije.

“… e mbrëmë kur kam shkuar shumë vonë në shtëpi jam ngrohur me batanije…”, kishte deklaruar Kurti.

Vendimi i Qeverisë për t’u rritur çmimi i rrymës pas rekomandimeve të ZRRE-së ka hyrë në fuqi dje. Si rezultat, çmimi i rrymës në fund të muajit shkurt do të vijë me rritje.

Lidhur me këtë çështje janë organizuar edhe protesta. Ndërsa opozita ka dalë kategorikisht kundër këtij vendimi. PDK-ja ka thënë se do të ndjekë procedurat ligjore nëpër organet e drejtësisë kundër këtij vendimi.

Ndërsa sa i përket qytetarëve që jetojnë në veri të vendin, REL ka raportuar gjatë ditës se atje nuk shkojnë as faturat e as nuk nuk do t’ju rritet çmimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?