“Kam lindur në luftë dhe do të vdes në luftë”

“Kam lindur në luftë dhe do të vdes në luftë”

Maria, një gjyshe 86 vjeçare nga Orikhove, një fshat në vijën e frontit, ka pak shpresë që ajo do ta përjetoj fundin e një lufte “të pafund”. Si pasojë e vendosjes së më shumë se 100.000 trupave ruse në kufirin me Ukrainën, e gjithë bota ka frikë se po shkojmë drejt një pushtimi rus ndaj […]

Maria, një gjyshe 86 vjeçare nga Orikhove, një fshat në vijën e frontit, ka pak shpresë që ajo do ta përjetoj fundin e një lufte “të pafund”.

Si pasojë e vendosjes së më shumë se 100.000 trupave ruse në kufirin me Ukrainën, e gjithë bota ka frikë se po shkojmë drejt një pushtimi rus ndaj fqinjëve të saj shumë më të vogël.

“Së paku gjatë Luftës së Dytë Botërore, gjërat shkuan më shpejtë. Kjo luftë po tejzgjatet dhe jemi futur në vitin e tetë të saj, neve na ka mbetur vetëm të shpresojmë që kjo do të merr fund së shpejti”, shprehet Maria për Al Jazeera, duke iu referuar konfliktit të fundit kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe aneksoi Krimenë në vitin 2014.

Ajo është një nga 900.000 të moshuarat, që sipas Kombeve të Bashkuara kishte pasur nevojë për ndihmë ne vijën frontale të Ukrainës, në ndërkohë që thotë se shumica e pensionistëve në fshatrat kufitarë janë në depresion, kanë ankth dhe ndjehen të vetmuar.

Anna Davidovna, 86 vjeçe, një pensioniste e cila jeton 3 kilometra nga vija e frontit në fshatin Zolote, konfliktin me Rusinë e përshkruan si “më i keq se Lufta e Dytë Botërore”.

Duke iu referuar objekteve të pashpërthyera, ajo thotë “ne nuk dëgjojmë vetëm të shtëna, por gjithashtu shohim edhe mijëra objekte të pashpërthyera dhe të rrezikshme”

Kjo i kujton asaj një incident që e kishte përjetuar në Luftën e Dytë Botërore.

“Kur isha fëmijë, unë me motrën time luanim afër lumit ku rriteshin domatet dhe kastravecët. Një ditë, ne gjetëm një lodër që dukej si frut. Por kur e sollëm në shtëpi, babai ynë menjëherë na morri nga dora atë dhe e hodhi nga dritarja. Ai na tha se ajo ishte granatë”, rrëfen ajo.

“Po ndjej mërzi. E kujtoj kohën kur si fëmijë luanim jashtë në oborr dhe herë pas here dëgjonim ushtarët e plagosur dukë qarë dhe duke iu lutur që t’i vrisnin sepse kishin aq shumë dhimbje”.

Dmitry Tymchak, përfaqësues i Caritasit “Donetsk”, që përkrahë njerëzit e moshuar, thotë se lufta e vitit 2014 “ka prekur thellësisht” shëndetin fizik dhe gjendjen emocionale të njerëzve.

“Lufta ua ka ndarë jetën e tyre në dy periudha: para dhe pas luftës”, thotë ai.

Sipas Kievit, lufta e viteve 2014-2021 në Ukrainën lindore ka vrarë 14.000 njerëz.

Përveq luftës, jeta në fshatrat e Ukrainës është tmerrësisht e vështirë si pasojë e motit të ftohtë. Temperatura aty bie deri në minus 30 gradë celsius.

Lydia Petrovna, 85 vjeçe, që jeton në qytetin kufitar Marinka, thotë se nuk dëshiron të largohet.

Ajo jeton në një shtëpi të rënduar dhe që rrethohet nga shenjat që paralajmërojnë snajperë dhe mina tokësore.

“Më kanë ofruar mundësi të largohem për në Kiev dhe në shtëpi për të moshuarit. Por kjo është shtëpia ime dhe këtu kam jetuar gjatë gjithë jetës. Nuk do të largohem. Dua të vdes në shtratin tim”, thotë ajo.

Lydia është personi i vetëm që ka mbetur në rrugë, nga ku mund të shihen manovrat ushtarake. Ushqimin asaj i’a sjellin vullnetarët lokalë.

“Unë jam mjeku i vetvetes sepse nuk mjekët tjerë nuk mund të vijnë këtu”, thotë ajo, derisa merr barnat ditore dhe ha një copë buke të tharë.

“Kur shtrihem në oborr, nuk kam askënd që të vij të më merr. Kur frikësohem nga granatimet, i përqafoj macet e mia. Kam lindur në luftë dhe do të vdes në luftë”, përfundon ajo.(Aljazeera/Periskopi)

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?