Jusuf Thaçi e quajti Molliqajn recidivist, Krasniqi: Këtë akuzë mund ta bëjë veç një shërbyes frikacak i pushtetit

Frashër Krasnqi nga PSD e ka quajtur frikacak, Jusuf Thaçin pasi ky i fundit e ka quajtur Dardan Molliqajn recidivist. Sipas Krasniqit nuk mundesh me e quajt recidivist Molliqajn e asnjë fjalë për autoritarizmin që po rritet në këtë vend. Me e quajtë recidivist Dardan Molliqajn, e asnjë fjalë për policinë qe videot po e […]
Sipas Krasniqit nuk mundesh me e quajt recidivist Molliqajn e asnjë fjalë për autoritarizmin që po rritet në këtë vend.
Me e quajtë recidivist Dardan Molliqajn, e asnjë fjalë për policinë qe videot po e dëshmojnë se ka përdorur dhunë në protestë;
Me e quajtë recidivist Dardan Molliqajn e as një fjalë për kryepolicin Xhela Sveçla e kryeministrin autoritar Albin Kurti që sot e drejtojnë shtetin e dikur vetë e kanë sulmu policinë;
Me e quajtë recidivist Dardanin, e asnjë fjalë për autoritarizmin që po rritet në këtë vend;
Me e quajtë recidivist Dardanin, e asnjë fjalë për drejtësinë selektive që i arreston kundërshtarët politik, kurse i len në liri mbështetësit e vetë edhe kur këtyre ju ngriten aktakuza për korrupsion, e edhe kur kërcënojnë rëndë publikisht…
Këtë akuzë policore mund ta bëjë veç një shërbyes frikacak i pushtetit. Vec Jusuf Thaçi mund ta thotë këtë.












