Johnson dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci për NATO-n

Johnson dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci për NATO-n

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci rreth rolit të NATO-s, sepse kjo aleancë është mbrojtëse dhe çdo demokraci evropiane duhet të lejohet që t’i bashkohet, deklaroi zëdhënësi i tij. Rusia, që ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, po kërkon garanci të sigurisë, që përfshijnë edhe zotimin që NATO nuk do […]

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dëshiron t’i ofrojë Rusisë garanci rreth rolit të NATO-s, sepse kjo aleancë është mbrojtëse dhe çdo demokraci evropiane duhet të lejohet që t’i bashkohet, deklaroi zëdhënësi i tij.

Rusia, që ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014, po kërkon garanci të sigurisë, që përfshijnë edhe zotimin që NATO nuk do ta pranojë kurrë Ukrainën.

“Rusia ka shprehur shqetësime lidhur me agresionin e mundshëm nga NATO, por ne kemi qenë të qartë se këto shqetësime janë thellësisht të pabazuara, pasi NATO është aleancë mbrojtëse”, tha zëdhënësi i kryeministrit Johnson.

“Por, ne duam të punojmë me Rusinë dhe t’i ofrojmë garanci diplomatike për këtë çështje. Nuk bëhet fjalë për bërje koncesionesh, pasi kryeministri [britanik, Boris Johnson] dhe liderët e tjerë kanë thënë se të gjitha demokracitë evropiane kanë të drejtë t’i bashkohen NATO-s”.

Rusia ka grumbulluar mbi 100,000 trupa ruse përgjatë kufirit me Ukrainën, që nga Perëndimi po shihet si përgatitje për një pushtim të mundshëm të Ukrainës.

Rusia mohon se ka plane për ta pushtuar Ukrainën, por ka kërkuar nga NATO dhe Shtetet e Bashkuara garanci ligjore se aleanca nuk do ta pranojnë Kievin si dhe të mos zgjerohet në drejtim të lindjes.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?