Joe Biden dërgon afro 3 mijë trupa në Europën Lindore

Joe Biden dërgon afro 3 mijë trupa në Europën Lindore

Presidenti Joe Biden miratoi dislokimin e afro 3,000 trupave amerikane në Evropën Lindore gjatë ditëve të ardhshme. Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO’s. Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin […]

Pentagoni tha të mërkurën se ky veprim është një sinjal i gatishmërisë së Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur aleatët e NATO’s.

Me dislokimin e këtyre trupave si edhe vendosjen e 8,500 trupave në gatishmëri të lartë muajin e kaluar për t’u dërguar në Evropë, nëse është e nevojshme, Shtetet e Bashkuara synojnë të qetësojnë aleatët e NATO’s përballë grumbullimit të trupave ruse pranë Ukrainës.

Sipas një burimi që është në dijeni të detajeve, 1700 trupa do të vendosen në Poloni dhe 300 të tjerë në Gjermani. Rreth 1,000 trupa që ndodhen në Gjermani do të dërgohen në Rumani.

Pentagoni tha se nuk përjashtonte dërgimin e trupave të tjera, përveç atyre të njoftuara të mërkurën.

“Është e rëndësishme që t’i dërgojmë një sinjal të fortë zotit Putin dhe botës se NATO-ja është e rëndësishme për Shtetet e Bashkuara dhe për aleatët tanë,” tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby në një konferencë shtypi.

Rusia mohon se ka në plan të pushtojë Ukrainën. Por pasi ka rrethuar Ukrainën me forca nga veriu, lindja dhe jugu, Moska tani po përmend reagimin perëndimor si provë për deklarimet e saj se Rusia është objektivi dhe jo nxitësja e agresionit.

Pentagoni ripërsëriti paralajmërimet ndaj Rusisë, por shprehu shpresën se zoti Putin do të zgjidhte alternativën diplomatike.

“Nuk besojmë se ai ka marrë një vendim për të ndërhyrë më tej në Ukrainë,” tha Kirby.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?