Ja çfarë ka përgatitur Evropa për Rusinë

Pas paralajmërimit të Shteteve të Bashkuara se Rusia mund ta sulmojë së shpejti Ukrainën, ministri i Punëve të Jashtme i këtij shteti, Dmitry Kuleba, njoftoi se ka biseduar me shefin e BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, duke konfirmuar se është përgatitur një pako e sanksioneve të rënda kundër Rusisë. Përpos sanksioneve, kryediplomati ukrainas […]
Përpos sanksioneve, kryediplomati ukrainas tha se Bashkimi Evropian do të bëjë përpjekje që t’i ofrojë vendit të tij edhe përkrahje politike dhe financiare, duke shprehur falënderim për qëndrimin e bllokut.
“Bisedë e përqendruar me Josep Borrell-in për situatën e tanishme të sigurisë. E konfirmuar: pakoja e sanksionave të rënda ndaj Rusisë është përgatitur. BE-ja do të bëjë përpjekje të veçantë për t’i ofruar Ukrainës përkrahje politike e financiare. Mirënjohës për qëndrimin e patundur dhe gatishmërinë për veprime vendimtare”, shkroi Kuleba në llogarinë e tij në Twitter.
Ndryshe, këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Jake Sullivan, ka thënë se sulmi rus kundër Ukrainës ka gjasë të nisë në ditët e ardhshme, ndonëse shtoi se ende nuk është e qartë nëse presidenti rus, Vladimir Putin, e ka dhënë urdhrin për sulm.
Sullivan tha se inteligjenca amerikane beson se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, mund të urdhërojë pushimin para përfundimit të Lojërave Olimpike Dimërore, që po mbahen në Pekin, dhe se është i mundur një sulm i shpejt ndaj kryeqytetit ukrainas, Kievit.












