Ish-presidenti gjerman i Këshillit të Sigurimit: Gjermania duhet t’i dërgojë armë Ukrainës

Ish-presidenti gjerman i Këshillit të Sigurimit: Gjermania duhet t’i dërgojë armë Ukrainës

Ish-presidenti i Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe ish-këshilltari për politikë të jashtme i ish-kancelares Merkel, Christoph Heusgen, tha në një intervistë se Gjermania duhet ta rrisë lidershipin e saj në skenën ndërkombëtare dhe ta liberalizojë politikën e eksportimit të armëve, përfshirë shqyrtimin e dërgimit të armëve në Ukrainë. Gjermania është kritikuar shumë, pasi ka […]

Gjermania është kritikuar shumë, pasi ka refuzuar që t’i dërgojë armë Ukrainës, ndryshe nga aleatët tjerë perëndimorë, në kohën e frikës për një sulm të mundshëm nga Rusia. Gjermania ka një politikë afatgjate për të mos eksportuar armë në zonat e luftës, të rrënjosur pjesërisht në historinë e saj të përgjakshme të shekullit të kaluar dhe në pacifizmin që erdhi pas saj, shkruan Reuters, përcjell Gazeta Express.

Ish-diplomati i lartë, i cili pritet të bëhet kryetar i Konferencës së Mynihut për Sigurinë, tha se Berlini është duke shfaqur lidership politik në krizën Rusi – Ukrainë, për shembull, duke e rikthyer formatin e Normandisë për bisedime me përfaqësues nga Ukraina, Rusia, Franca dhe Gjermania, por, sipas tij, Gjermania duhet edhe ta shqyrtojë dërgimin e armëve në mënyrë që Ukraina të mund ta mbrojë veten.

“Ia bëjmë shumë të lehtë vetes që të themi se gjithmonë kemi bërë kështu, prandaj po vazhdojmë. Duhet të kemi një debat për një rol më aktiv gjerman në politikën e jashtme dhe politikat e sigurisë (politika e eksportimit të armëve) është pjesë e saj”, tha Heusgen.

Sipas tij, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duket se është duke e ushqyer krizën me Ukrainën për ta rritur popullaritetin brenda vendit të tij, por nuk duket se ka vendosur që të veprojë. “Ai po shikon së afërsi se si do të reagojmë ne”, tha ish-zyrtari i lartë gjerman.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?