Instituti Musine Kokalari: Presidentja të distancohet nga gjuha denigruese e burrit të saj

Instituti për Politika Sociale “Musine Kokalari” me anë të në reagimi, ka kërkuar nga presidentja, Vjosa Osmani që të deklarohet kundër gjuhës denigrues ndaj mediave që e përdori burri i saj, Prindon Sadriu. Nga ky Institut kanë thënë se sulmet denigruese ndaj mediave dhe gazetarëve po bëhet çdo ditë e më shumë nga zyrtarët shtetëror. […]
Nga ky Institut kanë thënë se sulmet denigruese ndaj mediave dhe gazetarëve po bëhet çdo ditë e më shumë nga zyrtarët shtetëror.
“Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari fton Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës, që të marrin masa disiplinore ndaj z.Prindon Sadriu, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe epror rezervë në Forcat e Sigurisë të Kosovës, si pasojë e sulmeve të tij publike denigruese ndaj mediave dhe gazetarëve duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.”, thuhet në reagimin e tyre, transmeton Periskopi.
Reagimi i plotë:
MASA DISIPLINORE NDAJ PRINDON SADRIUT – PRESIDENTJA TË DEKLAROHET KUNDËR GJUHËS DENIGRUESE NDAJ MEDIAVE
Sulmet e denigrimet ndaj medias dhe gazetarëve nga ana e zyrtarëve shtetëror po dinamizohen çdo ditë e më shumë duke marrë trajtën e një fushate të organizuar denigruese. Këto sulme janë të papranueshme dhe shumë të dëmshme për demokracinë tonë.
Në vend të dënimit të kësaj gjuhe, eksponentë të pushtetit ekzekutiv dhe të partive politike në pushtet, po rrisin përdorimin e gjuhës linçuese ndaj mediave dhe gazetarëve.
Instituti për Politika Sociale Musine Kokalari fton Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe Ministrinë e Forcës të Sigurisë së Kosovës të Republikës së Kosovës, që të marrin masa disiplinore ndaj z.Prindon Sadriu, zyrtar i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe epror rezervë në Forcat e Sigurisë të Kosovës, si pasojë e sulmeve të tij publike denigruese ndaj mediave dhe gazetarëve duke i quajtur “ndërmarrje e përbashkët kriminale”.
Ftojmë gjithashtu krerët e institucioneve të Republikës së Kosovës, e veçanërisht Presidenten e Republikës së Kosovës, z.Vjosa Osmani, që të shprehet qartësisht kundër kësaj gjuhe dhe në mbrojtje të medias së lirë dhe gazetarëve. Z.Sadriu është përfshirë në sulme verbale tejet të rënda ndaj të gjitha mediave pa dallim për shkak të raportimit të këtyre mediave në lidhje me Presidenten Vjosa Osmani. Prandaj dhe kështu, kjo çështje shndërrohet edhe në personale.












