I vendosën kundërligjshëm, tarifat e rrymës do shqyrtohen në dhjetor

I vendosën kundërligjshëm, tarifat e rrymës do shqyrtohen në dhjetor

Tarifat e energjisë elektrike do të shqyrtohen sërish në fund të këtij viti. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj. Sipas Pepajt, shqyrtimi i rregullt tarifor do të bëhet në mesin e dhjetorit të këtij viti. “Proceset e rregullta të shqyrtimeve tarifore për ndërmarrjet e rregulluara për vitin 2023 […]

Tarifat e energjisë elektrike do të shqyrtohen sërish në fund të këtij viti.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Zyrës së Rregullatorit për Energji, Petrit Pepaj.

Sipas Pepajt, shqyrtimi i rregullt tarifor do të bëhet në mesin e dhjetorit të këtij viti.

“Proceset e rregullta të shqyrtimeve tarifore për ndërmarrjet e rregulluara për vitin 2023 fillojnë ne mesin e dhjetorit të këtij viti. Në këtë kuptim ne nuk mund te gjykojmë tani se si do te jenë tarifat në vitin 2023”, ka thënë Pepaj.

Ai e ka konfirmuar se paratë e ndara nga Qeveria për subvencionim të tarifave janë vetëm për këtë vit.

“I tërë subvencioni i qeverisë është reflektuar ne tarifat për këtë vit, ky subvencion ka bërë që : a) Tarifat për konsumatorët jo familjar, në kuadër të Shërbimit Universal të mbesin të njëjta si vitin e kaluar.

b) Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kËh në muaj, të mbesin të njëjta si vitin e kaluar, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kËh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent”, thuhet në përgjigjet e Pepajt për Express.

Ndryshe, tarifat e reja të energjisë elektrike kanë hyrë në fuqi dje dhe do të jenë të aplikueshme deri më 31 mars të vitit 2023.

Me tarifat e reja, konsumatorët që shpenzojnë mbi 800 kWh energji do të përballen me shtrenjtim të energjisë.

Ata do të duhet të paguajnë 5.9 centë për tarifën e ultë dhe 12.52 centë për tarifën e lartë.

Ata që do të shpenzojnë energji elektrike deri në 800 kËH nuk do të faturohen me çmimin e ri, derisa ata që e kalojnë 800 kËh, me çmimin e ri do t’iu llogaritet vetëm sasia e harxhuar mbi këtë vlerë.

“Tarifat me pakicë të energjisë elektrike për konsumatorët jo familjarë, në kuadër të Shërbimit Universal do të mbesin të njëjta si vitin e kaluar. Tarifat për konsumatorët familjarë, për nivelin e konsumit deri në 800 kËh në muaj, do të mbesin të njëjta, ndërsa diferenca e konsumit mbi 800 kËh për muaj, do të faturohet me tarifën e ulët (gjatë natës) prej 5.9 cent dhe tarifën e lartë (gjatë ditës) prej 12.52 cent. Tarifat e reja do të hyjnë në fuqi me datë 9 shkurt 2022 dhe do të aplikohen deri më 31 mars 2023”, ka njoftuar ZRRE’ja./Gazeta Express

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?