I nderuari Kokaj për bisedimet: Jo negociata me Serbinë, vetëvendosje me amerikanët

Deputeti i mirënjohur i Vetëvendosjes, zoti Jahja Kokaj, ka shkruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë. z.Kokaj ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka lartësuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, përfshirë edhe bisedimet me Serbinë. Kokaj (që bën disa gabime drejtshkrimore […]
Deputeti i mirënjohur i Vetëvendosjes, zoti Jahja Kokaj, ka shkruar lidhur me marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë.
z.Kokaj ka publikuar një shkrim në profilin e tij në Facebook, ka lartësuar rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në procesin e shtet-ndërtimit të Kosovës, përfshirë edhe bisedimet me Serbinë.
Kokaj (që bën disa gabime drejtshkrimore në mesazh, por me të cilat nuk po merremi këtu), thotë se për bisedimet duhet të ketë koordinim të madh me amerikanët.
Kokaj shkruan:
PERFUNDIMI I MARREVESHJES ME SERBINE
Më poshtë shihet një pjesë e aktivitetit tim diplomatik-politik, një letër që Grupi Politik i IASH për Kosovën e ka shkruar në vitin 2009, kunder Presidentit te atehershem BORIS TADIC.
Duke lexuar këtë letër bien në sy dy gjëra:
- a) IASH (Grupi Politik), nuk ishte për “Bisedime Teknike” + të tjera! koncesione që i janë bërë Serbisë duke “i dhënë diçka”.
- b) Tadiq ishte një “demokrat” në krahasim me ministrin e Millosheviqit -Vuçiqin.
- c) Sot rezulton logjikisht: PËR BESIMET me Serbinë (jo negociata!), duhet të koordinohemi, përmes kanaleve konfidenciale me miqtë amerikanë. Kështu i kuptojnë edhe ata që kanë vështirësi, ti kuptojne deklaratat e tyre publike diplomatike.
PO THEM KESHTU NGA SE TAPITE E KOSOVES I KA MARR SHBA (NATO), NEN CADRAT E KUMANOVES NE VITIN 1999. PO TE DONIN, SERBISE DO TA JEPNIN NJE PJESE VERIORE, OSE DO TA FORMONIN NJE MINI SERBI TE LIDHUR ME BEOGRADIN.
Duke i “dhënë diçka” orekset e Tadiqit, jo SE JO të Vuçiqit, pra të Serbisë, nuk do të ndalen kurrën E KURRES. Është kristal e qartë se nëse bëjmë lëshime tani, në “marrëveshjen gjithëpërfshirëse” që pritet të ndodhë, do të lënë Serbia një vegez për orekset gllaberuese te radhës, ndaj lirisë dhe territorit tonë.
Kur përfundoi robëria shekullore e Serbisë mbi Kosovën? Kur dashti Clinton dhe paraardhesit e tij.
Kur do te arrihet perfundimisht marraveshja me Serbine, kur te doje SHBA, te cileve iu konvenon nje Kosove sovrane.
Miku ynë shekullor, SHBA, nuk ka asnjë interes të na cugoje teritorialisht apo të na defunkcionalizoj administrativisht.
Mendoj se do të marrin fund edhe koncesionet e sjelljes së një grushti serbësh në parlament te Kosoves , duke bllokuar,( me vetem 5% te nje minoriteti), demokracinë tonë.












