Hoxhaj: Kosova s’ka politikë të jashtme, kjo qeveri s’është e vetëdijshme për rëndësinë

Hoxhaj: Kosova s’ka politikë të jashtme, kjo qeveri s’është e vetëdijshme për rëndësinë

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, tani nënkryetar i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova nuk ka politikë të jashtme.  Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë ka thënë se Kosova, tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo mund t’i kushtojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm. “Kosova tri-katër […]

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në një intervistë ka thënë se Kosova, tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo mund t’i kushtojë në planin e brendshëm dhe të jashtëm.

“Kosova tri-katër vitet e fundit po blenë kohë dhe kjo blerje e kohës mund t’i kushtojë shumë Kosovës qoftë në planin e brendshëm e qoftë në planin e jashtëm.”, ka thënë Hoxhaj.

Ai, tutje është shprehur se politika e jashtme nuk është prioritet dhe tha se Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme.

“Politika e jashtme nuk është prioritet dhe në fakt Kosova nuk ka ndonjë politikë të jashtme. Meqë qëllimisht Kurti ka hequr dorë që Kosova vërtetë të ketë një politikë të jashtme aktive, që të ketë qëllime të matshme dhe arritje konkrete. Politika e jashtme është e rëndësishme për Kosovën për një arsye të thjeshtë. Ne para 14 vitesh e kemi shpallë Kosovën shtet sovran dhe të pavarur, kishim dhe kemi një mbështetje të madhe ndërkombëtare, por siç e dini, lindja e Kosovës së pavarur kishte edhe kundërshtarë, nuk kishte një konsensus ndërkombëtar në Këshillin e Sigurimit dhe fakti që gjatë këtyre 14 viteve ne kemi bërë përpjekje që t’i përmbushim qëllimet tona në kohë, por pas 14 vitesh edhe më tutje jemi jashtë OKB-së, jashtë sistemit ndërkombëtar dhe kemi bërë përpjekje që t’i mbërrijmë këto qëllime në një rend ndërkombëtar, i cili po pëson siç po shihet muajt e fundit, javët e fundit, një ndryshim tektonik, kjo tregon që Qeveria e Kosovës nuk është e vetëdijshme se sa është e rëndësishme për një shtet të ri, për një shtet të papërfunduar në mënyrë të plotë, është e rëndësishme politika e jashtme. Unë mendoj kjo mund t’i kushtojë Kosovës, nëse jo direkt në vitin 2022, pasojat do të jenë afatgjate”, ka thënë Hoxhaj në A2 CNN.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?