Hoxha i VV-së: Pavarësia e Kosovës u shpall më 10 shkurt 2007

Hoxha i VV-së: Pavarësia e Kosovës u shpall më 10 shkurt 2007

Në përvjetorin e vrasjes së dy protestuesve më 10 shkurt 2007, Mon Balajt e Arben Xheladinit, Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, thotë se kjo datë nënkupton se ‘flijimi për pavarësinë e Kosovës nuk kishte marrë fund’. Ai thotë edhe se pavarësia e Kosovës u shpall më 10 shkurt 2007. Shkrimi i plotë: Në 10 shkurt 2007 […]

Në përvjetorin e vrasjes së dy protestuesve më 10 shkurt 2007, Mon Balajt e Arben Xheladinit, Elvis Hoxha i Vetëvendosjes, thotë se kjo datë nënkupton se ‘flijimi për pavarësinë e Kosovës nuk kishte marrë fund’.

Ai thotë edhe se pavarësia e Kosovës u shpall më 10 shkurt 2007.

Shkrimi i plotë:

Në 10 shkurt 2007 shqiptarët e Kosovës e kuptuan që flijimi për pavarësinë nuk kishte marrë fund. Vendosmëria e mijëra protestuesve, kujtohuni, është e mrekullueshme. Policët rumunë shtinë mbi popullin autokton. Dikur kishin shtënë serbët ata që shtinin, tashmë ishin rumunët. Qeveritarët e Kosovës kishin nisur të ndanin pasuritë e saj pa ia siguruar pavarësinë.

Lëvizja Vetëvendosje e kishte nisur aktivitetin e vet që prej tre vjetësh. Ajo po kundërshtonte hap pas hapi të gjithë dëmet që i sillte Kosovës konspirimi mes organizmave ndërkombëtarë që nuk e njihnin si subjekt të pavarur dhe elitave servile e tashmë të korruptuara. Kosova ishte çliruar prej pushtimit, tanimë duhet të çlirohej prej kolonizimit.

Lëvizja Vetëvendosje atë ditë regjistroi dy dëshmorët e saj të parë. Kosova bëri një hap shumë të madh drejt Republikës. Qeveritarët e huaj e të brendshëm përpiqeshin që pavarësia të mbetej sidoqoftë e dëmtuar dhe servile.

Arben Xheladini dhe Mon Balaj dhanë jetën për Kosovën. 81 të tjerë u plagosën. Por ndyrësia e politikës së UNMIK-ut dhe uzurpatorëve vendorë të Kosovës doli në skenën publike. Kosovës i duhej dhënë pavarësia. Instancat ndërkombëtare e kuptuan që nuk mund ta shtynin më shumë sjelljen e tyre hibride. Ata e kuptuan se Kosova është masa njerëzore dhe territoriale shqiptare më militante dhe më e flijuar për të vërtetën integrale shqiptare. Ata e kuptuan se Kosova nuk tërhiqet kurrë nga fitorja dhe se bijtë e saj nuk bëjnë kompromis. Për ata që nuk e kanë kuptuar ende: pavarësia u deklarua në 10 shkurt 2007.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?