Hovenier: Kryeprokurori të zgjidhet me proces të drejtë, të hapur e me merita

Hovenier: Kryeprokurori të zgjidhet me proces të drejtë, të hapur e me merita

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, duhet të jetë i drejtë, i hapur dhe bazuar në merita. Në konferencën vjetore të prokurorëve, Hovenier foli edhe për korrupsionin duke thënë  se korrupsioni është kancer që jo vetëm varfëron qytetarët e rëndomtë, por prish besimin e qytetarëve në […]

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, ka thënë se procesi i zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, duhet të jetë i drejtë, i hapur dhe bazuar në merita.

Në konferencën vjetore të prokurorëve, Hovenier foli edhe për korrupsionin duke thënë  se korrupsioni është kancer që jo vetëm varfëron qytetarët e rëndomtë, por prish besimin e qytetarëve në qeveritë demokratike.

“Jam inkurajuar që e kam parë sa shumë kanë përparuar kosovarët në arritjen e vendosjes së një sistemi të fortë të sundimit të ligjit. Në një kohë relativisht të shkurtër ju keni ndërtuar një kornizë ligjore të sofistikuar keni përmirësuar qasjen në drejtësi keni zvogëluar numrin e lëndëve të vjetra dhe në mënyrë pro-aktive keni ndihmuar viktimat për të përfituar kompensim për dëmet. Ju gjithashtu keni prëmirësuar disiplninën e brendshme dhe sistemet e vlerësimit të performancës, një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një kulture llogaridhënie dhe profesionalizmit sidomos në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Mbajtja nën kontroll e korrupsionit e forcon sundimin e ligjit duke kontribuar në stabilitet, të drejat e njeriut dhe demokraci. Kjo gjithashtu nxit rritjen ekonomike dhe ofron mundësi të barabartë për bizneset. Po aq e rëndësishme, vështirëson mundësitë për veprim të atyre personave të përfshirë në veprimtari kriminale transnacionale, terrorizëm dhe tregti të paligjshme”, tha ai.

Ambasadori mes tjerash përmendi edhe një deklaratë presidentit amerikan, Joe Biden, duke e cituar: “Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë, është vetëmbrojtje, është patriotizëm dhe është thelbësor për ruajtjen e demokracisë dhe ardhmërisë sonë”.

“Opinioni publik ka besim të madh në ju dhe ju nxis që në bashkëpunim me policinë, t’i ndërmerrni të gjitha hapat e domosdoshëm për të çuar përpara luftën e korrupsionit. Ndër të tjera, luftimi i korrupsionit kërkon prokurorë që veprojnë me standardet më të larta etike. Shërbyes publikë, të cilët refuzojnë të bëjnë kompromise të pajustifikuara, kërkon standard të lartë të sjelljes, profesionalizmit, drejtësi e paanshmëri. Indiferenca institucionale ndaj korrupsionit çel rrugën për të lejuar rritjen e korrupsionit.  Presidenti Biden ka thënë: Luftimi i korrupsionit nuk është vetëm qeverisje e mirë, është vetëmbrojtje, është patriotizëm dhe është thelbësor për ruajtjen e demokracisë dhe ardhmërisë sonë. Korrupsioni është kancer që jo vetëm varfëron qytetarët e rëndomtë, por prish besimin e qytetarëve në qeveritë demokratike. Pikërisht tani, para jush është një proces i rëndësishëm: është me rëndësi që Këshilli Prokurorial i Kosovës të mbajë proces të përzgjedhjes së drejtë, të hapur dhe bazuar në merita”, tha Hovenier.

Theksojmë se Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezit, i mbaron mandati në prill të këtij viti.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?