Hoti nënkupton se meritat për patent-shoferët s’i ka veç Qeveria Kurti: U konkretizua angazhimi i gjatë i Kosovës

Ish-kryeministri tani deputet Avdullah Hoti, ka shkruar pas vendimit gjerman për njohjen e lejeve të vozitjes për kosovarët, se sot u konkretizua një ‘angazhim afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve’. Hoti shkruan: Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të […]

Ish-kryeministri tani deputet Avdullah Hoti, ka shkruar pas vendimit gjerman për njohjen e lejeve të vozitjes për kosovarët, se sot u konkretizua një ‘angazhim afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve’.

Hoti shkruan:

Më vjen mirë që sot u konkretizua angazhimi afatgjatë i institucioneve shtetërore të Kosovës për njohjen e patent-shoferëve të Kosovës nga ana e Gjermanisë. Janë mbajtur shumë diskutime me palën gjermane, janë shkëmbyer vizita dhe të dhëna zyrtare për vite me radhë.

Partneriteti Kosovë-Gjermani është i përhershëm. Pjesa më e madhë e qytetarëve të Kosovës që kanë emigruar për dekada me radhë kanë gjetu strehim dhe punë në Gjermani falë mikëpritjes së shtetit dhe popullit gjerman. Shumë familje në Kosovë e kanë përmirësuar standardin e jetës falë të ardhurave të fituara nga puna e familjarëve të tyre në Gjermani.

Gjermania është ndër partnerët kryesorë politik dhe ekonomik të shtetit të Kosovës. Dhe i gjithë populli i Kosovës është mirënjohës për këtë miqësi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?