Hoti kërkon veprimin urgjent të Qeverisë: Sivjet tokat bujqësore do të bëhen djerrina

Hoti kërkon veprimin urgjent të Qeverisë: Sivjet tokat bujqësore do të bëhen djerrina

Ish kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky vit do jetë i vështirë për bujqit nëse Qeveria e Kurtit nuk i rrit subvencionet së paku për 25%, përcjell Periskopi. Sipas Hotit, me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin parapra. […]

Ish kryeministri I Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se ky vit do jetë i vështirë për bujqit nëse Qeveria e Kurtit nuk i rrit subvencionet së paku për 25%, përcjell Periskopi.

Sipas Hotit, me rritjen e çmimeve të inputeve bujqësore bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin parapra.

“Sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3% krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë.

Me këtë rritje të çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak. Kjo do të ndikojë në rënien e të ardhurave të mijëra familjeve që aktivitet kryesor e kanë bujqësinë. Efekti negativ do të jetë zinxhiror, pasi do të rritet importi i produkteve bujqësore dhe do të përkeqësohet aftësia konkurruese e prodhuesve kosovarë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm” shkruan Hoti.

Më poshtë keni postimin e plotë:

VITI 2022 DO TË JETË I VËSHTIRË PËR BUJQIT NËSE QEVERIA NUK I RRIT SUBVENCIONET SË PAKU PËR 25%.

Sipas Agjencisë së Statistikave, çmimet e inputeve bujqësore, ku hyjnë farërat, plehrat, pesticidet, ushqimi i kafshëve dhe të ngjashme, në tremujorin e fundit të vitit 2021 janë rritur me 25.3% krahasuar me një vit më parë. Për plehrat dhe ushqimin e kafshëve në veçanti, rritja e çmimeve ka qenë shumë më e lartë.

Me këtë rritje të çmimit të inputeve bujqësore, bujqit do ta kenë të vështirë të mbajnë nivelin e prodhimit si në vitin paraprak. Kjo do të ndikojë në rënien e të ardhurave të mijëra familjeve që aktivitet kryesor e kanë bujqësinë. Efekti negativ do të jetë zinxhiror, pasi do të rritet importi i produkteve bujqësore dhe do të përkeqësohet aftësia konkurruese e prodhuesve kosovarë në tregun e brendshëm dhe të jashtëm.

Qeveria urgjentisht duhet të rrisë subvencionet për bujqësi së paku për 25% për të ruajtur nivelin ekzistues të aktivitetit bujqësor në vend. Po aq e rëndësishme për bujqit është që subvencionet të paguhen në kohën kur bujqit duhet të blejnë inputet bujqësore.

Nëse subvencionet nuk rriten, atëherë sivjet mund të shohim më shumë tokë djerrë dhe ferma të kafshëve që mbyllen.

Në kontekst të rritjes së pasigurisë në tregjet globale, është e rëndësisë strategjike sigurimi i një niveli minimal të prodhimit bujqësorë, krahas qëndrueshmërisë së furnizimit me energji që duhet të sigurojë Kosova në afat të gjatë.

Këto të dhëna të Agjencisë së Statistikave janë mbledhur sipas metodologjisë së Eurostatit, ku janë përfshirë 77 inpute bujqësore, duke evidentuar çmimet në barnatore bujqësore, farmaci veterinare, biznese dhe tregje të ndryshme ku tregtohen inputet bujqësore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?