Hondurasi arreston ish-presidentin: Dyshohet për lidhje me trafikun e drogës

Hondurasi arreston ish-presidentin: Dyshohet për lidhje me trafikun e drogës

Policia e Hondurasit arrestoi ish-presidentin Juan Orlando Hernandez të martën me kërkesën e Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni dyshon se zoti Hernandez është përfshirë në trafikun e paligjshëm të drogës. Zoti Hernandez, i cili la detyrën tre javë më parë, u shoqërua nga shtëpia e tij në Tegucigalpa i lidhur me pranga dhe me një xhaketë […]

Policia e Hondurasit arrestoi ish-presidentin Juan Orlando Hernandez të martën me kërkesën e Shteteve të Bashkuara. Uashingtoni dyshon se zoti Hernandez është përfshirë në trafikun e paligjshëm të drogës.

Zoti Hernandez, i cili la detyrën tre javë më parë, u shoqërua nga shtëpia e tij në Tegucigalpa i lidhur me pranga dhe me një xhaketë antiplumb në trup.

Gjykata e Lartë zgjodhi një gjyqtar për të trajtuar çështjen dhe ai nënshkroi një urdhër për arrestimin e ish-presidentit. Policia, e cila kishte rrethuar shtëpinë e zotit Hernandez që nga e hëna, e mori atë në paraburgim.

Zoti Hernandez u implikua vazhdimisht si bashkëpunëtor në gjyqin e vëllait të tij për trafikun e drogës në vitin 2019 nga prokurorët e Nju Jorkut. Vëllai, Juan Antonio Hernández, u shpall fajtor për akuzat për trafik droge dhe armësh dhe u dënua me burgim të përjetshëm.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha në fillim të këtij muaji se kishte raporte të besueshme se zoti Hernandez ;është përfshirë në korrupsion të konsiderueshëm duke kryer ose lehtësuar akte korrupsioni dhe narkotrafiku dhe duke përdorur të ardhurat për të financuar karrierën e tij politike.

Zoti Hernandez u betua si përfaqësues i Hondurasit në Parlamentin e Amerikës Qendrore më 27 janar, vetëm disa orë pasi pasardhësja e tij, Xiomara Castro, u bë presidentja e parë grua e vendit. Avokati i tij thotë se ai ka imunitet nga ekstradimi sepse është deputet i parlamentit rajonal.

Ministria e Punëve të Jashtme të Hondurasit njoftoi të hënën në Tëitter se Ambasada amerikane në Tegucigalpa kishte kërkuar zyrtarisht arrestimin e një politikani të Hondurasit, për ekstradim të mundshëm në Shtetet e Bashkuara. Ish presidenti Hernandez u identifikua si politikani i kërkuar për ekstradim, pasi rrjeti televiziv CNN transmetoi pamje të kërkesës.

*Artikulli përmban të dhëna të marra nga agjensitë e lajmeve Associated Press, Reuters dhe AFP

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?