Haxhiu e pranon që bashkë me Sallahun takoi një prokuror për rastin Dehari: Nuk e bëmë fshehtë

Haxhiu e pranon që bashkë me Sallahun takoi një prokuror për rastin Dehari: Nuk e bëmë fshehtë

Ministrja e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka konfirmuar takimin e zv.ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, me një prokuror për rastin Dehari. Për këtë takim për herë të parë foli Dardan Molliqaj në Pressing, pasi u lirua nga mbajtja. Madje ministrja Haxhiu ka zbuluar se në […]

Ministrja Haxhiu thotë se i kanë kërkuar takim prokurorit për t’ia dhënë informacionet që i kanë gjatë kohës sa janë në detyrë për rastin e vdekjes së Astrit Deharit. Megjithatë ministrja Haxhiu thotë se deklarata e kreut të PSD-së, Dardan Molliqajt, se e kanë takuar prokurorin për t’i kërkuar “ngritje aktakuze” nuk qëndron.

“Duke pasur parasysh që po bëhet fjalë për zv.ministrin e Drejtësisë, natyrisht që do të deklarohem. Por, sa i përket akuzave të tij [flet për Molliqajn], unë as nuk merrem me të. Atij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Planit të tij ia kanë dhënë përgjigjen qytetarët. Sa i përket zv.ministrit të Drejtësisë, z.Blerim Sallahu, ka qenë një takim i imi, i zëvendësit. me Prokurorin, dhe është shënim zyrtar. Pra ne asgjë fshehtë nuk kemi bërë. Sepse, ne kemi kërkuar takim me prokurorin për t’ia dhënë disa informacione që ne i kemi pasur gjatë kohës sa jemi në detyrë. Pra, e kemi takuar prokurorin, i kemi thënë këto informacione i kemi ne, tash d.m.th ai vlerëson nëse duhet të merren veprime të tjera, apo jo. I njëjti e ka njoftuar kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale”, ka thënë ministrja Haxhiu.

“Pra, kur ne jemi në dijeni për diçka që ka ndodhur në atë kohë, ne bëjmë vepër penale nëse e mbajmë të fshehtë atë. Ne vetem i kemi dhënë informacione, dmth të cilat ne i kemi pasur, dhe i kemi thënë këto janë ato që ne i kemi marrë, mirëpo është puna e juaj tash me i rikonfirmu informacionet që ne i kemi. Si zyrtarë kemi shku, kemi kërku takim. Kemi qenë dy, ka qenë edhe një zyrtare e prokurorisë speciale aty. Prandaj me akuzu që ka kërku me ngrit aktakuzë, sidomos kur flet për rastin Dehari, unë nuk e di qysh ka fytyrë, nuk e qysh ka ftyrë me abuzu kaq shumë në këtë drejtim. Por le ta vlerësojnë qytetarët e Republikës së Kosovës”,ka shtuar tutje ministrja Albulena Haxhiu në T7.

Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, në emisionin Pressing të T7 ka deklaruar se zv.ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, është takuar me një prokuror për rastin Dehari dhe se të njëjtit i ka kërkuar ngritjen e një aktakuze.

Molliqaj tutje ka thënë se pas këtij rasti, Prokuroria e ka lëshuar një qarkore ku ka kërkuar që prokurorët të mos takohen me zyrtarë qeveritarë.

“E dini pse ka ardhë kjo? Sepse zv. ministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, e ka takuar një prokuror që i ka kërkuar me akuzu dikënd për rastin Dehari. E mandej është dërguar qajo qarkore ku duhet njoftuar Prokuroria nëse prokurorët takohen me zyrtarët qeveritarë”, kishte deklaruar Molliqaj në Pressing më 3 shkurt 2022

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?