Haradinaj: Nëse Avokati i Popullit është i popullit, të dalë kundër shtrenjtimit për rrymën që ishte edhe joligjor

Deputeti i AAK-së dhe kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shkruar edhe një herë kundër shtrenjtimit të rrymës. Ai thotë se Avokati i Popullit duhet të vihet në funksion kundër vendimit arbtirar në dëm të qytetarëve. Shkrimi i Haradinaj: Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë […]
Deputeti i AAK-së dhe kryetar i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka shkruar edhe një herë kundër shtrenjtimit të rrymës.
Ai thotë se Avokati i Popullit duhet të vihet në funksion kundër vendimit arbtirar në dëm të qytetarëve.
Shkrimi i Haradinaj:
Si do të bëhet llogaritja e faturave të KESCO nga data 9 shkurt, kur asnjë vizitë nuk është bërë me datën 8 shkurt nga ekipet e tyre (e kam fjalën për njehsorët që nuk mund të lexohen nga distanca).
ZRRE për 800 kilovatët nuk specifikon se sa do të mirren nga tarifa e ulët e sa nga tarifa e lartë.
Nëse vërtetë ekziston Avokati i Popullit në funksion të popullit, do të duhej të vihej në funksion menjëherë për këtë vendim arbitrar në dëm të qytetarëve e pa kurrfarë baze ligjore!












