Haradinaj: Çështja e arrestimit të Molliqajt pak e çuditshme, kanë mundur të dërgojnë një ftesë për arrestim

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj ka reaguar pas arrestimit të Dardan Molliqaj sonte nga Policia e Kosovës. Ai në Prime të RTK-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit. “Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto […]
Ai në Prime të RTK-së ka thënë se Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit.
“Policia e Kosovës dhe Prokuroria i ka procedurat e parapara për këto raste nëse ka shkelje të ligjit, mendoj se nuk kanë mund ta arrestojnë, por kanë mund ta dërgojnë një ftesë. Çështja e arrestimit është pak e çuditshme për mua. Kauza e protestës ishte mjaft e drejtë për rritjen e shtrenjtimit të rrymë”, tha Haradinaj.












