Gjyshinca rëndon fjalët për Arben Gashin: Ka shëndet të rënduar mendor, menjëherë te psikologu

Deputeti i Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, e ka quajtur deputetin e LDK-së, Arben Gashi ‘njeri me shëndet të rënduar mendor’. Ai shkruan: Ilir Skender Kërçeli është njëri prej njerëzve më punëtor në Kuvendin e Kosovës. Afrues e shumë bashkëpunues për të gjithë ata që punojnë aty. Ai, sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit qenka sulmuar, […]
Ai shkruan:
Ilir Skender Kërçeli është njëri prej njerëzve më punëtor në Kuvendin e Kosovës. Afrues e shumë bashkëpunues për të gjithë ata që punojnë aty.
Ai, sot gjatë mbledhjes së kryesisë së kuvendit qenka sulmuar, kërcënuar e sharë me familje, nga kryetari i GP të LDK-së, Arben Gashi.
Sjellje të tilla nga i njejti person po ndodhin për të disatën herë tashmë. Ky njeri me shëndet të rënduar mendor, sëpari për vetën pastaj edhe për shoqërinë, bënë mirë që menjëherë të trajtohet te ndonjë psikolog.
Ngarkesat e tij emocionale nuk mund të kthehen në pengesë ndaj punës së Kuvendit të Kosovës.












