Gjuha denigruese ndaj gazetarëve, organizatat ndërkombëtare i dërgojnë letër Kurtit e Osmanit

Gjuha denigruese ndaj gazetarëve, organizatat ndërkombëtare i dërgojnë letër Kurtit e Osmanit

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF), së bashku me disa organizata të tjera mediatike, të shoqatave dhe sindikatave, i kanë shkruar letër Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministrit, Albin Kurti, duke bërë thirrje për përfundimin e menjëhershëm të përdorimit të gjuhës diskredituese dhe denigruese që po i atakon gazetarët. Në këtë […]

Në këtë letër thuhet se kjo gjuhë denigruese po organizohet nga zyrtarë të lidhur me Lëvizjen Vetëvendosje, Zyrën e Presidentit dhe institucione të tjera të shtetit.

“Ditët e fundit jemi shqetësuar nga mesazhet në rrjetet sociale me origjinë nga politikanë dhe zyrtarë që kanë shërbyer për të nxitur publikun kundër gazetarëve. Këto përfshijnë, për shembull, komentet në Facebook nga zëdhënësit dhe këshilltarët për media të Zyrës së Kryeministrit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët, duke folur në emër të partive që përfaqësojnë, nënkuptuan se media u përpoq të përmbyste dhe minonte Presidentin përmes raportimit. Shqetësuese janë edhe komentet në Facebook të bashkëshortit të Presidentit Prindon Sadriu, i cili i quajti gazetarët një “ndërmarrje të përbashkët kriminale”, një koncept i ngarkuar sidomos në Ballkan”, thuhet në reagimin e tyre.

Sipas tyre, atakimi i gazetarëve me terma si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” mund të ndikojnë në sigurinë fizike të gazetarëve duke e denigruar edhe profesionin.

“Të marra së bashku, këto komente kanë rezultuar efektivisht në një përrua abuzimesh në internet nga mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje, duke synuar gazetarët dhe aktivistët kritikë dhe të pavarur, veçanërisht gratë. Për më tepër, veçanërisht kur përdoren terma të tillë si “ndërmarrje e përbashkët kriminale”, kemi frikë se komente të tilla mund të ndikojnë negativisht edhe në sigurinë fizike të gazetarëve duke denigruar profesionin dhe duke kontribuar në një klimë armiqësore”, thuhet në reagim.

Tutje thuhet se pas faljes publike të kërkuar nga mediumi për këtë gabim, përgjigja e zyrtarëve ka qenë joproporcionalisht duke bërë armiqësi ndaj mediave.

“Rasti në fjalë rrjedh nga një artikull i botuar nga një media online dhe i ribotuar nga një tjetër më 4 shkurt, në lidhje me shpenzimet e karburantit të deputetëve të parlamentit. Këto publikime përfshinin një gabim dhe më vonë u ndryshuan, së bashku me një falje publike. Është e rëndësishme që të gjitha mediat të respektojnë standardet profesionale dhe të ndjekin Kodin e Etikës gazetareske. Megjithatë, vlerësojmë se përgjigja ndaj këtyre gabimeve nga zyrtarë të caktuar qeveritarë dhe partiakë ka qenë joproporcionale dhe ka sjellë armiqësi të pajustifikuar ndaj mediave”, thuhet në reagim.

Më tej thuhet se kjo strategji që po përdoret për ta nxitur publikuan kundër mediave janë të rrezikshme për sigurinë fizike të gazetarëve.

Si pasojë e kësaj gjuhe denigruese që është përdorur ndaj mediave e gazetarëve, ECPMF u ka bërë thirrje Presidentes Vjosa Osmani dhe Kryeministrit Albin Kurti që ta ndalin që një gjuhë të tillë nxitëse drejtuar mediave.

“Për më tepër, përdorimi i gjuhës diskredituese përshtatet në një kontekst më të gjerë problematik në të cilin individë të lidhur me Vetëvendosjen përpiqen të minojnë besimin e publikut në media. Ne jemi të shqetësuar se kjo strategji e nxitjes së publikut kundër mediave dhe aktivistëve kritikë dhe të pavarur është e rrezikshme për sigurinë fizike të gazetarëve dhe ka një efekt rrëqethës që minon vlerat demokratike. Sidomos duke marrë parasysh ambicien e Kosovës për t’iu bashkuar Këshillit të Evropës dhe Bashkimit Evropian, ne besojmë se është me rëndësi të madhe që politikanët, përfaqësuesit e partive dhe figurat publike të respektojnë lirinë e medias dhe të ndihmojnë në krijimin e një mjedisi të favorshëm për lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve.

Prandaj, i bëjmë thirrje Presidentit dhe Kryeministrit që të sigurojnë që një gjuhë e tillë nxitëse e drejtuar ndaj mediave nga aparati i tyre partiak të pushojë, tani dhe në të ardhmen”, thuhet në reagim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?