Gjermania planifikon dëbimin e emigrantëve të huaj nga shteti

Gjermania planifikon dëbimin e emigrantëve të huaj nga shteti

Në një njoftim zyrtar, koalicioni qeveritar midis SPD, FDP dhe të Gjelbërve në Gjermani ka paralajmëruar një ofensivë dëbimesh ndaj emigrantëve të huaj. Qeveria federale do të emërojë një përfaqësues të posaçëm për të hartuar këto marrëveshje. “Ne po fillojmë një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të zbatojmë në veçanti deportimin e kriminelëve dhe atyre […]

“Ne po fillojmë një ofensivë riatdhesimi në mënyrë që të zbatojmë në veçanti deportimin e kriminelëve dhe atyre që janë të rrezikshëm”.

Referuar vitit të kaluar, Gjermania ka regjistruar dukshëm më pak dëbime të emigrantëve të huaj në krahasim me vitet para pandemisë së COVID. Sipas Ministrisë Federale të Brendshme, në vitin 2021 janë dëbuar nga Gjermania 11 982 qytetarë të huaj. Në vitin 2020, i cili solli më shumë kufizime për shkak të pandemisë u kryen gjithsej 10 800 dëbime. Ndërkohë në vitin 2019 ka pasur pothuajse 22 100 dëbime.

Shumica e dëbimeve vitin e kaluar janë kryer me avion kryesisht në Gjeorgji dhe Shqipëri. 1116 qytetarë të huaj të detyruar të largohen nga Gjermania u transportuan me avion në Gjeorgji dhe 908 persona u dërguan në Shqipëri.

Pas Shqipërisë, vendi me më shumë raste të emigrantëve të huaj që janë deportuar renditet Siria, përcjell albinfo.

Në 470 raste, personat që vinin nga Siria dhe qëndronin ilegalisht në Gjermani u deportuan vitin e kaluar, në vende të tjera në të cilat ata kishin qenë më parë. Në një përgjigje të fundit ndaj një kërkese nga fraksioni i majtë, qeveria federale deklaroi se qytetarët sirianë mund të kthehen në vendin e tyre të origjinës vetëm vullnetarisht.

Rreth 400 deportime u organizuan vitin e kaluar për të nxjerrë jashtë vendit emigrantë të huaj nga Turqia apo Kosova. Vendet kryesore me më shumë emigrantë të dëbuar në vitin 2021 përfshinin gjithashtu Serbinë, Pakistanin, Moldavinë dhe Rumaninë.

Kur mori detyrën në vitin 2018, ministri Seehofer bëri të ditur se donte që rikthimet në vendin e origjinës të kryheshin në mënyrë të planifikuar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?