Gjermania dënon dy kosovarët, vodhën makineri ndërtimi me vlerë prej 1.4 milionë eurosh

Gjermania dënon dy kosovarët, vodhën makineri ndërtimi me vlerë prej 1.4 milionë eurosh

Në procesin e mashtrimit me makineri ndërtimi me vlerë milionëshe, Gjykata e Landit në Braunschweig ka dënuar dy persona me disa vite burg . “Veprat kanë shkaktuar dëme të mëdha”, është shprehur gjyqtari të mërkurën në aktgjykimin e tij. I akuzuari kryesor, një shtetas 37-vjeçar i Kosovës është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori […]

I akuzuari kryesor, një shtetas 37-vjeçar i Kosovës është dënuar me pesë vjet burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij 36-vjeçar, po ashtu nga Kosova, me dy vjet e shtatë muaj burg.

Dy të dënuarit kanë kërkuar falje pak para shpalljes së vendimit, shkruan Agjencia Gjermane e Lajmeve DPA. Procesi gjyqësor është shkurtuar ndjeshëm falë një marrëveshjeje në të cilën dy të akuzuarit kanë pranuar pothuajse në tërësi të gjitha deliktet e tyre.

I akuzuari kryesor ka vepruar midis dhjetorit 2019 dhe korrikut 2021 në mbarë Gjermaninë, në grupime të ndryshme me bashkëpunëtorë të ndryshëm. Siç është zbuluar gjatë procesit, ai është kontrolluar dhe monitoruar për një kohë të gjatë përpara se të bëhej goditja.

Me një rrjet kompanish, emra fiktivë dhe pasaporta të falsifikuara, ai merrte me qira, ndër të tjera, miniekskavatorë, ngarkues me rrota dhe makineri tjetër. Mirëpo, makineritë në fjalë ai nuk i ka kthyer, por i ka dhënë me qira ose i ka shitur.

37-vjeçarit i është gjetur në pronësi të paligjshme edhe një armë zjarri me municion. Atij i janë dëshmuar 38 vepra në proces – ndërsa bashkëpunëtorit të tij i është dëshmuar përfundimisht pjesëmarrja në rreth 16 vepra.

Në fillim të procedurës, prokuroria publike kishte raportuar rreth 100 raste të njohura, për vetëm disa prej të cilave kishte akuza. Prokurori ka vlerësuar se dëmi total i mundshëm është të paktën 1.4 milionë euro.

Në rrjedhën e marrëveshjes lidhur me pranimin e veprës nga dy të akuzuarit, procedimi përfshinte një dënim nga pesë deri në pesë vjet e gjysmë burg për autorin kryesor dhe një dënim nga dy vjet e gjashtë muaj deri në dy vjet e nëntë muaj për bashkëpunëtorin.

Prokuroria publike dhe mbrojtja më pas kanë dorëzuar kërkesat e tyre në këtë kuadër, transmeton albinfo.ch. Vendimi nuk është ende ligjërisht i detyrueshëm. Rishikimi është i mundur.

Të dënuarit duhet të dëbohen pas vuajtjes së burgut. Dy burrat nga Kosova edhe ashtu po qëndronin ilegalisht në Gjermani.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?