Gërvalla me Guxo: Unë organizatore e referendumit për pavarësinë e Kosovës, pas çlirimit duam të punojmë

Donika Gërvalla ka folur në konferencë për media, me rastin e shndërrimit të listës Guxo në parti politike. Ajo përmendi historikun e Kosovës, ku diku e gjeti edhe veten meritore në ndërtimin e shtetësisë. “Ne nuk vrapojmë, nuk bëjmë eksperimente. Gjatë dekadave të kaluara kemi dëshmuar se në kohë krizash dimë të jemi shumë të […]
Donika Gërvalla ka folur në konferencë për media, me rastin e shndërrimit të listës Guxo në parti politike.
Ajo përmendi historikun e Kosovës, ku diku e gjeti edhe veten meritore në ndërtimin e shtetësisë.
“Ne nuk vrapojmë, nuk bëjmë eksperimente. Gjatë dekadave të kaluara kemi dëshmuar se në kohë krizash dimë të jemi shumë të bashkuar me njëri tjetrin. Nëse arrijmë ta rikthejmë këtë energji në diskursin tonë shoqëror, me njëri tjetrin e jo kundër njëri tjetrin, nuk ka kush që na ndalë.
Deri tani nuk kemi arritur që një pjesë të solidaritetit ta shndërrojmë në investim të qëndrueshëm.
Kur presidenti Rugova pati votuar në vitin 1991 për pavarësinë e Kosovës, në një lokal zgjedhor në Tiranë, ku unë si 19 vjecare me bashkëpunëtorë të tjerë, patëm organizuar referendumin për pavarësinë, shumë e shumë njerëz mendonin se pavarësia është vetëm një iluzion.
Dhe ja, sot jemi para jush për të prezantuar pak nga programi i partisë Guxo, partisë më të re në Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Kosovën kampione të demokracisë në rajon.
Kur kemi arritur ta realizojmë këtë mrekulli të madhe, çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, mund t’i realizojmë edhe këto mrekullitë e vogla”, tha Gërvalla.












