Gërvalla: Kosovën mund ta bëjmë si Estonia

Ministria e jashtme Donika Gërvalla, duke prezantuar partinë e re Guxo, tha se dëshiron ta bëj Kosovën si Estonia. Ajo njoftoi se u mahnit nga vizita që kishte javën e kaluar në Estoni. “Javën e kaluar isha në Estoni, një shtet me popullsi edhe më të vogël se Kosova, pa pasuri nëntokësore por me një […]
Ministria e jashtme Donika Gërvalla, duke prezantuar partinë e re Guxo, tha se dëshiron ta bëj Kosovën si Estonia.
Ajo njoftoi se u mahnit nga vizita që kishte javën e kaluar në Estoni.
“Javën e kaluar isha në Estoni, një shtet me popullsi edhe më të vogël se Kosova, pa pasuri nëntokësore por me një zhvillim të jashtëzakonshëm dhe me një potencial të pa masë në kokat e njerëzve. Pashë se si shteti që ndodhet në vendin e parë të Pisas, krahas shkronjës A, fëmijëve në klasë të parë iu mëson përdorimin e sistemit të zhvilluar dixhital. Edhe ne duhet të aktivizojmë urgjentisht potencialin e të rinjve tanë në vendin me popullsinë më të re në Evropë. Atë që ka rritur ta bëjë Estonia e vogël pse të mos e bëjmë edhe ne. Nëse ka një shtet në rajon që mund ta bëj në rajon, atëherë ai shtet është Kosova”, ka thënë ajo./Periskopi/












