Gazetari i FAZ-it: Sipas diplomatit gjerman, Rugova nuk kishte asnjë kundërshtim thelbësor për ndarjen e veriut

Presidenti Ibrahim Rugova në vitin 1991 në bisedat me diplomatë evropianë nuk kishte ndonjë kundërshtim thelbësor sa i përket çështjes së ndarjes së veriut të Kosovës. Rugova poashtu ka thënë se nëse Jugosllavia shpërbëhet atëherë duhet të ketë një shtet të pavarur gjithëshqiptar. Gazetari i gazetës gjermane, ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka publikuar disa raporte konfidenciale […]

Gazetari i gazetës gjermane, ‘Frankfurter Allgemeine Zeitung’ ka publikuar disa raporte konfidenciale të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë, konkretisht ambasadës së Gjermanisë në Beograd në vitet e 90-ta kur kishte filluar shpërbërja e Jugosllavisë.

Në këtë raport përshkruhet takimi i Presidentit Ibrahim Rugova me tre diplomatë evropianë në Prishtinë në dhjetor të vitit 1991, raporton Gazeta Express.

Sipas raportit, Rugova u tha diplomatëve: “Nëse Jugosllavia vazhdon të ekzistojë, Kosova duhet të bëhet republikë e barabartë. Nëse kufijtë e brendshëm jugosllavë ndryshohen sipas parimeve etnike, ajo (Kosova) dëshiron bashkim me pjesët e Malit të Zi dhe Maqedonisë që janë të banuara me shqiptarë. Nëse Jugosllavia shpërbëhet plotësisht, Rugova kërkoi “shtet të pavarur (gjithë)shqiptar.Sipas raportit të diplomatit gjerman, Rugova nuk kishte kundërshtim thelbësor për ndarjen e Kosovës veriore me Serbinë. Në çështjen e ndarjes së mundshme të Kosovës, ai (Rugova) u tregua fleksibël, por theksoi se vetëm një komunë (Leposaviqi) kishte shumicë serbe.”, thuhet në një pjesë të raportit që ka publikuar gazetari gjerman.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?