Fshatrat shqiptare në veri po braktisen

Fshatrat shqiptare në veri po braktisen

Jeta për shqiptarët në veri të Mitrovicës është e vështirë. Zhvendosjet nga fshati në qytet në vitet e fundit kanë zbrazur shumë vendbanime. E kjo vërehet sidomos në vendet ku kishte më pak shqiptar, sikurse në fshatrat e Leposaviqit. Ahmet Musa nga fshati Kushtovë i Vllahisë në veri të Mitrovicës, shumicën e kohës e kalon […]

Jeta për shqiptarët në veri të Mitrovicës është e vështirë. Zhvendosjet nga fshati në qytet në vitet e fundit kanë zbrazur shumë vendbanime. E kjo vërehet sidomos në vendet ku kishte më pak shqiptar, sikurse në fshatrat e Leposaviqit.

Ahmet Musa nga fshati Kushtovë i Vllahisë në veri të Mitrovicës, shumicën e kohës e kalon pa pasur shoqëri, ngase shumë bashkëfshatarë të tij tashmë janë shpërngulur. Zhurma e fëmijëve që dikur dëgjohej në këtë fshat ia ka lënë vendin ‘pushtetit’ të qetësisë. Edhe përshëndetjet ndërmjet banorëve janë të rralla, sepse janë të paktë ata që kanë mbetur. Ata po shpërngulen nga fshati për shkak të kushteve të vështira. “Tani janë vetëm 8 familje, kurse para lufte kanë qenë 45. Prej Kushtove, Cerraje deri në Bare janë 22 fshatra; ato kanë qenë plotë jetë, fëmijë, burra e gra. Tash i kanë braktisur vendbanimet dhe kanë shkuar në Mitrovicë”, ka thënë Ahmet Musa.

Blegtoria është puna me të cilën merret familja e tij dhe të tjerat që kanë mbetur ende në këto vise. “Kemi disa kafshë dhe merremi me to”, ka shtuar ai.

Edhe Esat Musa i cili mbijeton përmes bletarisë thotë se ky vend po zbrazet më shpejt sesa hapat që bën ai kur ecë. “Personalisht më është dashur që t’i shesë të gjitha çfarë kam pasur këtu dhe ta bëjë një shtëpi me 35 mijë euro në Mitrovicë, haku i fëmijëve për t’i shkolluar, sepse këtu nuk ke se si t’u krijosh kushte për shkollë”, ka thënë Esat Musa.

E hiq më mirë situata nuk është as në Bistricë e Cerrajë. Në mungesë të infrastrukturës rrugore e transportit ka gjasa që këto fshatra në komunën e Leposaviqit të braktisen. “Edhe kemi mbetur pak familje, edhe çdo vit shpërngulen një apo dy familje. Këtu edhe një vit apo dy do të vini ju apo kushdo qoftë tjetër dhe nuk do të shihni më askënd”, ka thënë Asllan Aliu banor i këtyre viseve.

Sidoqoftë jo të gjitha shpresat janë shuar. Ata që kanë mbetur në këto fshatra, e që janë pjesë e komunës së Leposaviqit thonë se do të vazhdojnë të qëndrojnë aty, në përpjekjet vetjake për të qëndruar në trojet e të parëve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?