Franca ngadalë por sigurt drejt lirimit së masave ndaj Covid-19

Franca së shpejti do ta largojë nga kufizimet e pandemisë detyrimin për të pasur testin negativ për njerëzit e vaksinuar për ata që vijnë jashtë Bashkimit Evropian, tha të martën Ministri francez për Evropë, Clement Beaune. Për televizionin francez “France 2”, Beaune u deklarua se në ditët në vijim do të bëhet i ditur njoftimi […]
Për televizionin francez “France 2”, Beaune u deklarua se në ditët në vijim do të bëhet i ditur njoftimi se nuk do të kërkohet testi negativ për njerëzit e vaksinuar.
Sipas rregullave të tanishme, kushdo që hynë në Francë jashtë Bashkimit Evropian duhet të ketë rezultuar negativ gjatë 48 orëve të fundit, pa marrë parasysh statusin e vaksinimit.
Varianti ‘Omicron’ kishte detyruar shtetet si Italia dhe Danimarka që si masë kufizuese për qytetarët që duan të hynë në këto dy shtete të kenë testin negativ, si dhe dy dozat e vaksinës si dëshmi, vendim që nuk ishtë pritur aspak mirë nga zyrtarët e BE-së, shkruan Anews, transmeton Periskopi.
Autoritetet franceze filluan zbutjen e maseve këtë muaj, me klubet e natës që pritet të rihapen me 16 shkurt.
Të hënën Franca regjistroi 46.001 raste të reja me Covid-19, që është numër në rënie e sipër në krahasim me mesin e janarit ku numri kishe arritur në 465.000 raste ditore.












