Flet pronari i kompanisë që ngatërruan kufomat në QKUK

Flet pronari i kompanisë që ngatërruan kufomat në QKUK

Pronari i kompanisë për shërbime funeralesh “Ngushëllimi”, Blerim Nreci, thotë se nuk e di arsyen se pse u ngatërruan dy kufoma në Klinikën Infektive derisa beson se ka mundur të ngatërrohet dokumentacioni për shkak se viktimat kanë vdekur në orë të përafërt. “Ju shpreh ngushëllime familjeve dhe na vjen keq për situatën që ka ndodhur […]

“Ju shpreh ngushëllime familjeve dhe na vjen keq për situatën që ka ndodhur nga neglizhenca jonë dhe e institucioneve shëndetësore. Presim gjykatën që të japë përgjigjen e vetë. Rastet e viktimave në klinika janë procedura që zgjasin rreth dy orë. Ora e vdekjes së dy viktimave ishte e përafërt dhe kërkuam kufomën e rastit, por çka ka ndodhur me dokumentacion nuk e di”, tha ai për Klan Kosova.

Nreci kërkoi që dy punëtorët e kompanisë së tij që janë paraburgosur për këtë rast të lirohen, teksa u kërkoi shumë falje familjeve.

“Ne kemi marrë vesh edhe prej punëtorëve edhe nga klinika se ka ndodhur diçka me dokumente dhe po presim. Dy punëtorët i kam në paraburgim dhe presim derisa të bëhet zgjidhje. U kërkojmë falje shumë familjeve”.

“Tani nuk mund të japë përgjigje pasi rasti është nën hetim dhe të mos paragjykojmë. Punëtorët i kam në paraburgim dhe kërkojmë që të lirohen. Deri tani ne kemi menaxhuar bartjen e 3000 kufomave. Tani për tani nuk mund të flas se kush çfarë ka bërë, por si përgjegjës i kompanisë nuk jam informuar për këtë rivarrim. Njëherë ka pasur probleme me dokumentacion tani s’di çka të them. Presim hetimet”, shtoi ai.

Pronari i kësaj kompanie që bën transportin e kufomave tha se ky është rasti i parë i këtij lloji që iu ka ndodhur, derisa shton se nëse ka qenë gabim atëherë pranimi i gabimit është diçka hyjnore.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?