Ferizajasi 48 vjeçar rrahu babain 70 vjeç: E bëri për Emergjencë

Policia ka njoftuar për arrestimin e një 48 vjeçari mbrëmë në Ferizaj për dhunë në familje. Njoftimi i policisë bën me dije se një 48 vjeçar rrahu babanë e tij 70 vjeçar, aq sa e bëri për Emergjencë. Njoftimi i Policisë: Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj Stacioni policor në Ferizaj nga […]
Policia ka njoftuar për arrestimin e një 48 vjeçari mbrëmë në Ferizaj për dhunë në familje.
Njoftimi i policisë bën me dije se një 48 vjeçar rrahu babanë e tij 70 vjeçar, aq sa e bëri për Emergjencë.
Njoftimi i Policisë:
Arrestohet një person për dhunë në familje në Ferizaj
Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, mbrëmë rreth orës 19:00 ka pranuar një informacion se, në fshatin Prelez të Ferizajt është një rast i dhunës në familje.
Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka arrestuar personin e dyshuar me inicialet R.H (M/K) i moshës 48 vjeçar, i cili kishte ushtruar dhunë fizike ndaj prindit të tij me inicialet H.H ( M/K) i moshës 70 vjeçar, duke i shkaktuar lëndime trupore . Për këtë i njëjti ka pranuar tretman mjekësorë në Qendrën Emergjente në Ferizaj .
Policia , të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore.












