Escobar: Ta gjejmë një model për Asociacionin dhe të ecim tutje – kaq po kërkojmë

Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së për Ballkanin, ka thënë se Kosova duhet të tregojë se si duhet të duket Asociacioni. Ai ka thënë se po u kërkojnë të dyja palëve të tregohen konstruktive. “Ne nuk kemi ardhur këtu me propozime”, ka thënë Escobar, shkruan Periskopi. “Ne po u kërkojmë të dyja palëve të tregohen konstruktive, […]
Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së për Ballkanin, ka thënë se Kosova duhet të tregojë se si duhet të duket Asociacioni. Ai ka thënë se po u kërkojnë të dyja palëve të tregohen konstruktive.
“Ne nuk kemi ardhur këtu me propozime”, ka thënë Escobar, shkruan Periskopi.
“Ne po u kërkojmë të dyja palëve të tregohen konstruktive, të na tregojnë se si duhet të duket Asociacioni sipas këndvështrimin e tyre dhe të vazhdojmë nga aty, brenda kornizës së dialogut”, ka thënë ai, përcjell Periskopi.
“Ajo që kam thënë kur kam thënë se ka shumë opsione për krijimin e Asociacionin, nuk është e thënë të jenë modele që dëmtojnë sovranitetin e Kosovës. Ato mund të gjenden, mund të negociohen dhe mund të arrihet pajtimi për to.
“Nuk është qëllimi i ShBA-së ta zgjedhë ndonjë model apo ta tregojë ndonjë model”, ka thënë ai.
“Është besim i yni se vendet në Ballkanin Perëndimor janë disa nga vendet më dinamike, janë evropiane historikisht, ekonomikisht, duam të tejkalojmë dialogun, të shkojmë në një pozitë ku të gjitha vendet jetojnë në paqe dhe janë në rrugë të integrimit evropian”, tha Escobar./Periskopi/












