Escobar raporton para senatorëve: Kosova e Serbia palë të barabarta, dialogu të përfundojë me njohje

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka përsëritur qëndrimin e SHBA-së se dialogu Kosovë-Serbi duhet të përfundojë me njohje reciproke. Në një deklarim para senatorëve amerikanë në Komitetin për Punë të Jashtme, Escobar ka thënë se dyja shtetet duhet të punojnë, si palë të barabarta, që […]

“Nevoja për dialog, kompromise e reforma vlen për të gjithë rajonin. Ne e mbështesim fuqishëm dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të normalizuar raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Dialogu është forumi në të cilin të dyja palët, si të barabarta, duhet të punojnë për të zgjidhur dallimet dhe të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse, që u duhet të dyja shteteve për të ardhmen e tyre evropiane. Besojmë se kjo duhet të përqendrohet në njohje reciproke”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se në shumicën e vendeve të Ballkanit Perëndimor ka pasur përpjekje për forcim të demokracisë dhe luftim të korrupsionit. Ka veçuar Bosnjën e Hercegovinën si shtet që ka shënuar kthim prapa.

Escobar ka thënë se Shqipëria e Maqedonia e Veriut kanë bërë reforma e sakrifica të mëdha në përpjekjet e tyre për anëtarësim në BE. Ka thënë se të dyja e meritojnë avancimin tutje.

Duke folur për sanksionimin e të dyshuarve për lidhje me korrupsion në rajon, Escobar ka shtuar se SHBA-ja do të vazhdojë të kërkojë llogari nga ata që bllokojnë përparimin e rajonit.

Escobar ka shprehur shqetësimin për zgjerim të prezencës së Kinës dhe Rusisë në rajon.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?