Emnakët përplasen për punësimet familjare: Besnik Tahiri VS Besnik Bislimi

Emnakët përplasen për punësimet familjare: Besnik Tahiri VS Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se depolitizimi i administratës publike është alfa dhe omega e qeverisjes së tyre. Ai këtë deklaratë e bëri në foltoren e Kuvendit derisa po i përgjigjej deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, njofton Klan Kosova. “Depolitizomi që nënkupton ekzistencën e politizimit. Kur ne flasim për depolitizim e certifikojmë faktin që qeveritë e […]

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se depolitizimi i administratës publike është alfa dhe omega e qeverisjes së tyre.

Ai këtë deklaratë e bëri në foltoren e Kuvendit derisa po i përgjigjej deputetit të AAK-së, Besnik Tahiri, njofton Klan Kosova.

“Depolitizomi që nënkupton ekzistencën e politizimit. Kur ne flasim për depolitizim e certifikojmë faktin që qeveritë e mëparshme e kanë politizuar. Siç e kuptova unë brengën e juaj [Besnik Tahiri] është që njerëzit që i keni vendosur keni dashur t’u jepni mandat të përhershëm”.

Bislimi parafrazoi fjalimin e Tahirit, i cili derisa po fliste për këtë temë përdori analogjinë e emrave të tyre të njëjtë për të shprehur qëndrimin e tij.

“E thatë me shumë të drejtë: “Kemi zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, i cili ka qëllime të mira mbase, por mund të ndodhë që në të ardhmen të vijë një zëvendëskryeministër tjetër, Besnik Tahiri, i cili mbase mund të ketë qëllime të këqija”. Po pajtohem me të. Por, problemi është që në fillim ka qenë një Besnik Tahiri dhe tash ka ardhur një Besnik Bislimi. Njëherë ka ndodhur politizimi, tash pritet të ndodhë depolitizimi”.

Edhe për këtë deklaratë të emnakut të tij, Tahiri replikoi.

“Nëse mundesh me ma gjet veç një familjar, apo një të afërt që e kam punësuar si zëvendëskryeministër, unë jap çfarëdo përgjegjësie politike, morale. Nuk di a mundeni ju me thënë këtë? Kur e bëra analogjinë, s’e bëra për individin, as për ty, as për mua. E bëra që nëse ia lë në diskrecion një ministri përcaktimin e koeficientit, nesër mundet me ardhë – po e marr veten shembull – një Besnik Tahir që do t’i fitojë zgjedhjet, e rrit koeficientit prej 239 euro në 400. Kësaj iu referova, sepse sytë janë për me pa e veshët për me dëgju dhe e dimë kush po punësohet”.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?