​Enver Hoxha, kirurgu i parë në Kosovë që patentoi shpikjen e tij mjekësore në Gjermani

​Enver Hoxha, kirurgu i parë në Kosovë që patentoi shpikjen e tij mjekësore në Gjermani

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha është kirurgu i parë në Kosovë, i cili ka arritur që pas një angazhimi dyvjeçar ta patentojë në Gjermani pajisjen e tij mjekësore që ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një konferencë për medie tha se […]

Specialisti i Kirurgjisë Plastike, Enver Hoxha është kirurgu i parë në Kosovë, i cili ka arritur që pas një angazhimi dyvjeçar ta patentojë në Gjermani pajisjen e tij mjekësore që ka për qëllim thithjen e lëngjeve gjatë procedurave kirurgjike.

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu në një konferencë për medie tha se për herë të parë në mjekësinë kosovare ka ndodhur një patentim i një produkti mjekësor nga Gjermania.

Sejdiu theksoi se falë patentimit të kësaj pajisje mjekësore tashmë edhe Kosova ka një kod të vet për hulumtimet dhe patentimet tjera.

Duke kërkuar që sa më shumë të rritet mbështetja për hulumtimet shkencore, kryetari i OMK-së tregoi se tashmë në kuadër të Odës do të krijojnë një Fond për t’u dal në ndihmë mjekëve të rinj.

“Për herë të parë në lëmin e shëndetësisë kolegët tanë, doktor Enveri dhe profesori, Arifi, pas një pune dyvjeçare, kanë arritur që të bëjnë patentimin në një shtet evropian të një produkti, të një aparature e cila me specifikat e veta është treguar si inovacion edhe për shtetet e zhvilluara dhe në këtë rast vjen edhe tek ne. Ne para dy viteve doktor Enveri veçse na ka ofruar një ide që është duke zhvilluar për këtë inovacion ndoshta në një pjesë të madhe kemi qenë skeptikë por puna e vazhdueshme dhe hulumtuese që doktor Enveri e ka marr para vetës, ka arritur që në shtator të këtij viti është patentuar si inovacion në Gjermani. Ky do të ishte një apel për të gjitha institucionet tona që merren apo do të duhej të merren për stimulimin e inovacioneve dhe hulumtimeve shkencore që më në fund të bëhet e mundshme investimi në këto hulumtime dhe ne të jemi edhe prezentë në zhvillimet shëndetësore në Evropë dhe botë, dhe të jetë një stimulim për mjekët e ri që të mbesin në Kosovë”, tha ai.

Kurse, kirurgu plastik, Enver Hoxha i cili e ka zbuluar këtë pajisje tha se kjo aparaturë mund të përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike për thithjen e lëngjeve.

Ai tha se kjo pajisje është shumë praktike dhe nuk ka kosto të lartë.

Kirurgu Hoxha po ashtu u shpreh se për këtë shpikje të tij nuk ka hasur në mbështetje të askujt.

“Pajisja e cila është shpikur përdoret në shumicën e lëmive kirurgjike, qëllimi i saj është thithja e lëngjeve. Në kuadër të këtij patentimi janë dy modele të të njëjtit funksion. Avantazhi i kësaj pajisje është se mund të përdoret në të gjitha nivelet e zhvillimit ekonomik si në botën e zhvilluar por edhe vendet e varfra, do të jetë shumë praktike dhe besoj që kompanitë në perëndim do ta marrin për ta zhvilluar, por shpresojmë që në të ardhmen e afërt edhe këtu ndonjë pajisje tjetër do të patentohet dhe do zhvillohet. Kam edhe disa projekte tjera por që ato kërkojnë një teknologji më të avancuar për t’i bërë të arritshme, kështu që kjo ka qenë një ndër më të thjeshtat, por të mundshmet për tu zhvilluar në Kosovë. Sakrifica e puna ka qenë e madhe për shkak sepse nuk kam pasur mbështetje materiale nga askush, është dashur vetë nga fondi familjar i kursimeve”, theksoi ai.

Profesori i Kirurgjisë Plastike, Hysni Arifi u shpreh se kjo shpikje e doktor, Enver Hoxhës, kirurgëve iu ka mundësuar një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike.

“Kjo është një ditë, konsideroj e veçantë, e rëndësishme për mjekësinë kosovare për kirurgjinë sepse ky produkt dhe kjo pajisje mjekësore është patentuar në një institut në Gjermani që është institut prestigjioz dhe me siguri që kirurgët do ta kenë një qasje më të lehtë në realizimin e procedurave kirurgjike që janë të shumta”, tha ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?