Drejtori i AKK-së dhe homologia e tij nga Shqipëria diskutojnë për bashkëpunim në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Yll Buleshkaj është takuar sot me inspektoren e Përgjithshme të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave në Shqipëri, Evgjeni Bashari. Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga AKK temë e diskutimit mes Buleshkajt dhe Basharit ishte avancimi i politikave në parandalimin dhe […]
Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga AKK temë e diskutimit mes Buleshkajt dhe Basharit ishte avancimi i politikave në parandalimin dhe luftën kundër korrupsionit dhe administrimi i procesit të deklarimit elektronik të pasurisë.
Në këtë takim të dy udhëheqësit e institucioneve homologe nga Kosova dhe Shqipëria diskutuan për mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të informatave për deklarimin elektronik të pasurisë dhe përvojën e Republikës së Shqipërisë përgjatë realizimit të këtij projekti.
“Drejtori Buleshkaj e informoi Inspektoren e Përgjithshme të ILDKPKI-së me mandatin dhe fushëveprimin ligjor të AKK-së, ndërsa theksoi se Agjencia kundër Korrupsionit, aktualisht është në fazën e trajtimit të metodologjisë për deklarimin elektronik të pasurisë dhe se shkëmbimi i përvojave dhe informatave me ILDKPKI – në është i rëndësishëm për shmangjen e mangësive dhe evidentimin e vështirësive të mundshme që mund të dalin gjatë procesit”, thuhet në komunikatën e AKK-së.












