E pashembullt: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

Bashkëshorti i presidentes Osmani, Prindon Sadriu, përmes një postimi në facebook ka përdorur një gjuhë urryese ndaj mediave duke i quajtur ato “Ndërmarrje të Përbashkëta Kriminale”, përcjell Periskopi. Sadriu ka reaguar duke e shpërndarë reagimin e këshilltarit të Presidentes, Bekim Kupina, dhe duke sulmuar mediat. Ai po ashtu ka thënë se me këto publikime po […]
Sadriu ka reaguar duke e shpërndarë reagimin e këshilltarit të Presidentes, Bekim Kupina, dhe duke sulmuar mediat. Ai po ashtu ka thënë se me këto publikime po mundohet të “njolloset puna e Presidentes”.
“Kur përfaqësuesit e Ndërmarrjeve të Përbashkëta kriminale, ‘gazetarët’ e parapolitikës, e persona të përfshirë në reket e në keqpërdorime milionëshe, moralizojnë. Janë këta moralizues e shpifës të cilët paguanin një natë akomodim me Nju Jork $1.200 në Hotel Interconntinental Manhattan, e mëngjesin e paguanin $50 për person (drekat e darkat iu shkonin deri ne mijera dollarë). Bileta avioni First Class e rrallë herë Business Class. Për Economy as që flitej. Ju nuk keni lënë gjë publike pa keqpërdorë”, shkruan Sadriu.
“Dhjetëra miliona euro keqpërdorime të qytetarëve përmes të cilave keni blerë televizione, portale e paguani ‘qepues’ për t’u munduar ta njollosni punën e ndershme të Presidentes. Për juve shteti është vetëm mjet për mbrojtjen e interesave biznesore e kriminale. Kaq!”, përfundon ai.
Postimi i plotë:












