E jazëkshme: Meksikanët vriten edhe në funerale, nëntë të vdekur

Si pasojë e një sulmi me armë zjarri në Meksikë, kanë mbetur të vdekur 9 persona që ishin mbledhur për të vajtuar vdekjen e një të afërmi të tyre. Sipas zyrtarëve meksikanë, sulmi ka ndodhur në dy raste të ndara. Sulmi i parë ndodhi në mëngjes ku mbetën të vdekur 3 persona që ishin mbledhur […]
Sipas zyrtarëve meksikanë, sulmi ka ndodhur në dy raste të ndara. Sulmi i parë ndodhi në mëngjes ku mbetën të vdekur 3 persona që ishin mbledhur për ngushëllime dhe sulmi i dytë ndodhi orë më vonë në kohën e shërbimit funeral.
Duke përshkruar skenën e rëndë, dëshmitarët treguan se dorasët hynë me dhunë në shtëpinë që ishte duke funksionuar si kishë evangjeliste në kohën kur ishte duke u mbajtur shërbimi funeral, shkruan BBC, përcjell Periskopi.
Për mediat lokale, hetuesit thanë se ka indikacione shumë të forta se të dy sulmet janë kryer nga i njëjti grup kriminal.
Zyrtarët nuk e kanë bërë publike identitetin e personit për të cilin ishe organizuar funerali, por nga hetuesia është bërë e ditur se ai ishte vrarë derisa ishte i burgosur në burgun e Chihuahua.
Qyeti Cuidad Juarez, vendi ku do të varroset trupi i pajetë i viktimës, është një nga qytetet me shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë. Në vitin 2021, mesatarisht janë vrarë katër persona në ditë në qytetin kufitar me ShBA-në.
Shumica e këtyre vrasjeve besohet që ndodhin mes grupeve të drogës.












