E humbur qe gati 1 vit, Prokuroria për Periskopin jep detaje në rastin e Zarife Igrizhdës

Para dy ditësh, Policia e Kosovës doli me njoftim për një grua të zhdukur nga fshati Mazgit i Obiliqit, për të cilën vazhdohet të mos dihet gjë që nga muaji maj i vitit të kaluar. Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për Periskopin ka treguar se rasti i Zarife Igrizhdës është në proces e […]
Para dy ditësh, Policia e Kosovës doli me njoftim për një grua të zhdukur nga fshati Mazgit i Obiliqit, për të cilën vazhdohet të mos dihet gjë që nga muaji maj i vitit të kaluar.
Prokuroria Themelore e Prishtinës në një përgjigje për Periskopin ka treguar se rasti i Zarife Igrizhdës është në proces e sipër të hetimit.
‘’Rastit të cilit i referoheni, ju njoftojmë se është në proces. Prokurori i çështjes ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe po vazhdon ndërmarrjen e tyre me qëllim të sqarimit në tërësi të kësaj çështje penale.’’, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Sipas një deklaratE të burrit të viktimës, çifti mes vete nuk kanë pasur probleme, madje thotë se në ditën kur ajo ka dalë nga shtëpia e ka përshëndetur atë bashkë me vajzën e tyre 11-vjeç që është nisur për në shkollë, por kur është kthyer në shtëpi ai thotë se nuk e ka gjetur gruan.
Ndërkaq, njoftimi i Policisë ishte si në vijim:
“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore te hetimeve, kërkimeve si dhe patrullat në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si: -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, -kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, -kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), -analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin, etj”, njofton policia. /PERISKOPI/












