E dhimbshme, përfshihet nga thatësira shteti afrikan

Thatësira ka kapluar shtetin afrikan të Somalisë. Somalezët po përjetojnë një nga periudhat më të thata gjatë dekadave të fundit, miliona prej të cilëve po vuajnë nga uria dhe shumë prej tyre po detyrohen të largohen nga shtëpitë e tyre në kërkim të ushqimit dhe ujit, thuhet në raportin e organizatës ‘Save the Children’. Vlerësimet […]
Vlerësimet e organizatave të huaja ndërkombëtare që mbikqyrën më shumë se 12.000 qytetarë në Somali, të enjten treguan se shumica e familjeve somaleze kanë mungesë të ushqimit në baza ditore dhe më shumë se një e treta të amviseve deklaruan se së paku një anëtar i familjes mbetet pa u ushqyer mbrenda 24 orëve.
Si rezultat i thatësisë, kanë ngordhur afër 700.000 deve, dele e qingja në periudhën dy muajshe, sipas të gjeturave të bëra në nëntorin e vitit të kaluar, shkruan Al Jazeera, përcjell Periskopi.
Në vitin 2011, Kombet e Bashkuara kishin shpallur gjendje emergjente të urisë, me 3.7 milionë njerëz që nuk kishin mjaftueshëm sasi të ushqimit për të ngrënë. Kurse këtë vit, projeksionet e fundit në lidhje me sigurimin e ushqimit parashohin se gjatë periudhës shkurt-maj, 4.6 milionë somalezë do të përballen me mungesë të theksuar të ushqimit.
Në anën tjetër, organizata ‘Save the Children’ ka kërkuar nga qeveria e vendit që ta ketë prioritet qështjet humanitare dhe që kriza politike mos të ndërhyjë në ndihmat humanitare drejtuar familjeve dhe fëmijëve të prekur.












