E dëgjojmë edhe këtë pasi VV’së u dolën shpenzimet skandaloze: Punëtorët e Kuvendit nga frustrimi publikuan shifrat

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se publikimi i shpenzimeve të deputetëve për udhëtim ka rrjedhur nga një pakënaqësi e punëtorëve të Kuvendit të Kosovës, të cilët kanë kërkuar t’u paguhen shtesat por që kjo nuk ka ndodhur, për shkak të votimit kundër nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe po ashtu […]
Kusari- Lila ka thënë se si pasojë e kësaj, punëtorët e Kuvendit patën filluar një diskutim mes tyre, duke thënë se vetëm shpenzimet për udhëtim të deputetëve, janë sa gjysma e pagës së tyre.
“Unë jam e bindur që kjo ka filluar si një frustrim i zyrtarëve brenda Kuvendit në raport me një vendim që e ka marrë kryesia e Kuvendit, për të cilin ka votuar kundër Glauk Konjufca për shtesat e punëtorëve të Kuvendit. Kryetari e ka konsideruar si jo të nevojshme, ai në kryesi ka votuar kundër, vendimi është dërguar për ekzekutim te ministri i Financave i cili është deklaruar kundër duke thënë se pse zyrtarët e Qeverisë mos me pasë, është si shtesë, është shtesa e dytë e vitit, ata e kanë marrë një shtesë në qershor. Unë e kam pas këtë bindje, sepse pati filluar diskutimi mes punëtoreve të Kuvendit nëpër korridore që na pyetnin se a po ekzekutohet apo jo. Pushtetet janë të ndara, është dashur të ekzekutohet pasi e ka pas legjitimitetin nga kryesia e Kuvendit. Ministri ka refuzuar dhe në vazhdimësi retorika ka qenë se ka deputetë që marrin vetëm shtesa të udhëtimit sa gjysma e rrogës tonë dhe kjo është rritur si orteku i borës, pasi ka nisur në fillim të dhjetorit, dhe është gjetur një kanal- medium për tu prezantuar”, ka thënë Kusari-Lila në KTV.
Ajo ka thënë se kanë kërkuar që vendimi për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit të rishqyrtohet, ndonëse siç ka thënë, është pro asaj që deputetët të kenë dinjitet.
“Ne kemi kërkuar që atë vendim ta rishqyrtojmë mirëpo është ligji i pagave që vjen në mars në Kuvend dhe jam prapë për atë që deputetët duhet pasur dinjitet, një deputet që vjen prej Dragashit, Kaçanikut, Gjilanit, nuk e kanë të lehtë pasi seancat zgjasin deri në orë të vona. Ata që udhëtojnë dhe janë ballafaquar me këtë situatë kanë kërkuar që të tërhiqen nga pagesa e udhëtimit. Ka deputetë që në ndërkohë u ka ndërruar statusi. Në situatën aktuale nuk e kemi bërë këtë pasi kanë qenë duke u përgatitur këto lista. Ka deputetë që kanë marrë top-kompensime. Përderisa kjo ka qenë e legjitimuar me një vendim të kryetarit të Kuvendit, derisa nuk ka pasur një mekanizëm që i thotë deputeti ti nëse e ndërron vendbanimin duhet të paraqitesh.
Sipas saj, një numër i madh i deputetëve jetojnë në komuna të largëta, ata nuk e kanë votuar këtë vendim, dhe sipas saj, ata nuk e dijnë kur regjistrohen deputet, që në linjën e buxhetit ku përshkruhet te paga kompensimet për pjesëmarrje në seanca dhe komisione, janë të shtuara edhe shpenzimet e udhëtimit, për ata që e deklarojnë vendbanimin jashtë Prishtinës.












