DW: Millosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende lulëzojnë

DW: Millosheviçi ka vdekur, por idetë e tij ende lulëzojnë

Para dy dekadash filloi procesi kundër presidentit serb, Slobodan Milosheviç, i cili vdiq në qeli i pa dënuar. Por idetë e tij që çuan në luftën e Jugosllavisë, në vrasjen e shkatërrimin jetojnë ende, shkruan Deutche Welle. Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte […]

Vetëm para pak ditësh u emërua Momçilo Babiç ambasador serb në Rusi. Ky njeri në vitet 90-të bënte pjesë në rrethin e ngushtë të familjes së Slobodan Milosheviçit. Sot (12.02)para 20 vjetësh filloi procesi kundër Milosheviçit në Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë në Hagë. Presidenti serb, që gati ishte deklaruar në sundimtar të pakufizuar, akuzohej për krime lufte, gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. I akuzuari, politika e të cilit kontribuoi në luftërat që shpërbënë shtetin shumëkombësh, Jugosllavinë, nuk e pranoi legjitimitetin e gjykatës. Ajo ishte thjesht “ilegale”. Katër vite më vonë Milosheviçi ndërroi jetë nga infarkti në zemër para shqiptimit të dënimit.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Dejtonit në Paris, Milosheviçi, në qendër presidenti kroat, Franjo Tuxhman, djathtas ai boshnjak, Alija Izetbegoviç – Pas tyre presidenti francez, Zhak Shirak, kancelari Helmut Kohl, presidenti Bill Klinton, etj. 14.12. 1995
Revolucion pa ndryshim

Me largimin e tij nga pushteti në vitin 2000 përmes të ashtuquajturit revolucioni i tetorit, Serbia filloi të ketë shpresë pas vitesh në autokraci dhe luftërave në Kroaci, Bosnje-Hercegovinë dhe Kosovë. Kryeministri i parë i zgjedhur në mënyrë demokratike, Zoran Xhinxhiç, që kushte studiuar në Gjermani dhe ishte i lidhur me perëndimin, konsiderohej si garant për reformat dhe shfuqizimin e elitës së vjetër. Por programi i tij u ndërpre papritur, i vrarë nga krerë të policisë speciale paramilitariste të Milosheviçit, “Beretat e kuqe”. Tani vrasësit e dënuar me 40 vite burg sërish zenë kryetitujt e mediave. Aktualisht ka një peticion që kërkon lirimin para kohe të të dënuarve.

Përpjekja për rehabilitimin e vrasësve të Xhinxhiçit i përshtatet peizazhit aktual politik. Ideja e dikurshme e Milosheviçit, se të gjithë serbët duhet të jetojnë në një shtet të përbashkët, çoi para më shumë se dy dekadash në luftë e shkatërrim. Në luftëra të përgjakshme u përpoq të arrihej qëllimi për krijimin e “Serbisë së Madhe”. Nga viti i kaluar ky program nacionalist nën moton “Bota Serbe” është futur sërish në sallonët e politikës. Beogradi duhet të kudjeset për njerëzit e tij në vendet fqinje, me qëllim që ata të mos diskriminohen, kjo është kredoja. Por ky është vetëm “justifikimi”, që Beogradi të përzihet sërish në Bosnje-Hercegovinë, Kosovë, Kroaci e Mal të Zi, kudo ku jetojnë pakica të mëdha serbe.

Të vjetrit e të rinjtë

E është rrjedhojë logjike, që idetë e Milosheviit ringjallen sërish. Sepse krerë të politikës së vjetër japin sot prapë tonin, në krye është presidenti i gjithëfuqishëm, Aleksandar Vuçiq. Në kohët e Milosheviçit ai punonte për një program propagandistik të serbëve boshnjakë dhe nga viti 1998-2000 ishte ministër i Informacionit. Emri i tij që atëherë është simbol i presioneve ndaj mediave të huaja e vendase. Sot po praktikohen sërish recetat e vjetra. Mediat janë në shërbim të Milosheviçit kur të dëshirojë ai. Këtë e garantojnë gjelat e fryrë të mediatve nga rrethi i pushtetmbajtësit si Zeljko Mitrovic, (“Milosheviçi është hero”), televizioni i të cilit Pink është si shtëpia e presidentit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?