Drejtori i Kulturës së Bujanocit thirret nga gjykata serbe, veç pse vendosi flamurin kombëtar

Drejtori i Kulturës së Bujanocit thirret nga gjykata serbe, veç pse vendosi flamurin kombëtar

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Granit Sadriu, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga gjykata në Serbi që të paraqitet në gjyq. Sipas Sadriut, ftesa për tu paraqitur në gjyq vjen pasi drejtoria të cilën ai e udhëheq ka arritur që ta siguroi sallën për mbajtjen e festës së […]

Drejtori i Drejtorisë së Kulturës në Komunën e Bujanocit, Granit Sadriu, ka bërë të ditur se ka pranuar ftesë nga gjykata në Serbi që të paraqitet në gjyq.

Sipas Sadriut, ftesa për tu paraqitur në gjyq vjen pasi drejtoria të cilën ai e udhëheq ka arritur që ta siguroi sallën për mbajtjen e festës së 28 nëntorit.

“Për të shënuar 109 vjetorin e pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, normalisht vendosëm edhe flamurin shqiptar. Sepse nuk mund të kremtohet kjo ditë pa simbolin e saj më emblematik”, ka shkruar Sadriu.

Ai thotë se kjo ftesë për gjyq është përndjekje në baza etnike, dhe se procesi gjyqësor nuk është gjykim personal kundër tij, por edhe gjykim kundër një përfaqësuesei politik të komunitetit shqiptar.

“Më shumë se kaq, është pjesë e një megaplani shtetëror të Serbisë për spastrim etnik të shqiptarëve nga trevat tona në Kosovën Lindore. Sikur fshirja sistematike e adresave, përmes strategjive të tilla të deportimit, Serbia synon ta bëjë të pamundur jetesën në shtëpitë dhe vatrat tona”, shkroi tutje Sadriu.

Më tej,Sadriu u bëri thirrje institucioneve të Kosovës e Shqipërisë që të marrin masa e ta rikthejnë Luginën në agjendë politike.

Përveç Kosovës e Shqipërisë, Sadriu i bëri thirrje edhe BE-së që të ushtrojë trysni mbi Serbinë që ajo të trajtojë shqiptarët në përputhje me standardet ndërkombëtare.

“Apeli im është jehonë e lutjes së shqiptarëve që po përballen me valë të pandërprera të elaborateve serbe për zbrazjen e këtyre viseve nga popullata e saj autoktone shqiptare”.

“Kërkojmë nga vëllezërit tanë në Kosovë dhe Shqipëri që të mos lënë në harresë një pjesë të ndërgjegjes kombëtare në harresë dhe në mëshirën e tiranëve të Beogradit”.

“Pamundësisë sonë për të shprehur lirshëm e me krenari simbolet dhe identitetin tonë duhet t’i vije fundi dhe kjo mund të ndodhë vetëm përmes bashkimit të Kosovës Lindore me shtetin amë të Kosovës”, ka shkruar Sadriu, transmeton Klankosova.tv

Ai bëri lutje që thirrjet e tyre të dëgjohen derisa, sipas tij, të jetë e mundur të flasin nga atje, teksa tha se një ditë ndoshta s’do ta kenë as këtë të drejtë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?