‘Dezinformata që vijnë nga shërbimet e huaja’: Kurti goditje mediave në fjalimin në Kuvend

Kryeministri Albin Kurti një pjesë të gjatë të fjalimit në Kuvend, në seancën solemne për nder të shpalljes së pavarësisë, e kishte ndaj mediave. Pjesë nga fjalimi i Kurtit, përcjell Periskopi: Dëmet e mëhershme nuk përmirësohen për një ditë e as për një vit. Ka dicka që qeveria e vetme nuk mund ta bëj e […]
Kryeministri Albin Kurti një pjesë të gjatë të fjalimit në Kuvend, në seancën solemne për nder të shpalljes së pavarësisë, e kishte ndaj mediave.
Pjesë nga fjalimi i Kurtit, përcjell Periskopi:
Dëmet e mëhershme nuk përmirësohen për një ditë e as për një vit.
Ka dicka që qeveria e vetme nuk mund ta bëj e ajo është përsosmëria e demokracisë sonë.
Ndërtimi i demokracisë kërkon qytetari aktive e të mirinformuar dhe kërkon që secili qytetar e secili institucion të bëj punën me qëllimet më të mira. Qeveria duhet të bëj punën më të mirë, por kështu duhet të bëj edhe drejtësia edhe shoqëria civile edhe mediat e aktivistët.
Secili duhet të kontribuojë në ndërtimin e shtetit që duam.
Është përgjegjësi e qeverisë që të parandalojë krimin dhe korrupsionin por kur ndodhë, është detyrë e drejtësisë që të dënojë kriminileët dhe të korruptuarit.
Detyrë e qeverisë është që punët ti bëj në dritën e diellit e të rris transparencën por qeveria e vetme nuk mund ta mbrojë demokracinë nga dezinformatat.
Kjo është detyrë e secilit njëjtë sic korrupsioni rrënon besimin e qytetarëve, dezinformatat rrënojnë besimin në media të pavarura.
Dezinformatat janë kërcënim direkt ndaj demokracisë sepse ato keqinterpretojnë të vërtetën dhe shtrembërojnë realitetin.
Shpeshherë këto dezinformata vijnë nga shërbimet e huaja e të jashtme, aktorë dashakëqij që synim kanë destabilitetin e vendit. Duhet të jemi të vëmendshëm të gjithë.












